Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 4.032 ton marmelatë në Pikë Kufitare të Hanit të Hotit. Nga kontrollet e kryera prej Drejtorisë Rajonale të AKU-së Shkodër në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit u konstatua një sasi prej 4.032 ton produkt ushqimor “Marmaladë”(e ambalazhuar në kova plastike 14 kg), e nisur nga Serbia me destinacion qytetin e Shkodrës, pasi në momentin e hyrjes në vendin tonë ” i kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma (1/2) e jetëgjatësisë dhe për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në…
Lexo më shumëDedikimi prekës i vajzës së Xhevdet Ferrit pas humbjes së të atit: O kapiten, kapiteni im…
Vetëm pak muaj më parë, i kishte dhënë mundësinë të shijonte të qenit gjysh. Një kënaqësi që për fat të keq, nuk zgjati shumë për ikonën e kinematografisë shqiptare, Xhevdet Ferrin të shuar në moshën 59 vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme. E bija, Bora postoi mes dhimbjes një foto të bukur bardh e zi me të atin, shoqëruar me një frazë të thjeshtë, por kuptimplotë në anglisht: “O Captain! My Captain!, shprehja më goditëse e poemës së famshme të Walt Whitman, shkruar në 1865-sën për vdekjen e presidentit amerikan…
Lexo më shumëTronditet kinematografia shqiptare, ndërron jetë në moshën 59 vjeçare aktori i mirënjohur
Ditën e sotme një lajm i hidhur ka tronditur kinematografinë shqiptare ku bëhet me dije se aktori i mirënjohur, Xhevdet Ferri, ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare, nga një sëmundje e rëndë . Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”,. Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student. Aktori i mirënjohur Xhevdet Ferri është me origjinë nga Plava dhe është njeri nga…
Lexo më shumëTërmeti, nuk ka nevojë për panik
Drejtori i Institutit Sizmiologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, para pak çasteve u intervistua nga Tv Klan Kosova ka thënë se nuk ka nevojë të ketë panik tek qytetarët e vendit pas tërmetit që ndodhi para pak minutave. “Nuk ka pasë dy goditje në Zubin Potok por vetëm një. Kjo lëkundje ishte afër Liqenit të Ujmanit dhe qytetarët nuk kanë nevojë të frikësohen apo të krijohet panikë”, deklaroi ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
Lexo më shumëTërmet në Kosovë me magnitudë 4.3 ballë të Rihterit
Një lëkundje e tokës është ndjerë në Kosovë, para pak minutash. Epiqendra, sipas aplikacionit që njofton për dridhjet sizmike të tokës ka qenë në veri të Kosovës, më saktë në afërsi të Leposaviqit. Dridhjet përveç se në Veri të vendit, janë ndjerë edhe në Prishtinë. Sipas informacioneve tërmeti ka pasur magnitudë 4.3 ballë të Rihterit. Derisa raportohet se dridhje të tilla janë dëgjuar edhe në Tiranë. /Plava e Gucia Sot
Lexo më shumë