Bashkim Ramosaj pret në takim kryetarin e Plavës

Deçan 13 Dhjetor 2019 Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq. Postimi i Ramosajt në Facebook: Kënaqësi të prisja në takim kryetarin e komunës së Plavës z.Mirsad Bajraktareviq me bashkëpunëtorë, me të cilët diskutuam rreth projektit “Rrugës-Deçan-Plavë”, të cilën rrugë e vizituam edhe nga afër! /Plava e Gucia Sot

Lexo më shumë

KKSH: Takimi me Kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurtin

Kryetari i Këshillit Kombëtar z. Faik Nika dhe nënkryetari i Parlamentit të Mali të Zi z. Genci Nimanbegu, u takuan sot me Kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurtin, i cili i priti së bashku me nënkryetaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, anëtarin e kryesisë Martin Berishaj dhe aktivisten Valë Gjonbalaj. Nika dhe Nimanbegu uruan kryetarin Kurti për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe shprehën dëshirën që qeveria e re e Republikës së Kosovës të formohet sa më parë. Ata ndanë edhe…

Lexo më shumë

U PËRURUA SOLEMNISHT LIBRI PER HASAN FERRIN (video-foto)

Prishtinë 13 dhjetor 2019 Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës  “Pjetër Bogdani” në Prishtinë në sallën e stërmbushur me dashamirë të historisë,  pjesëtarë të Plavë e Gucisë dhe në prezencën e mediave u përurua solemnisht vepra “HASAN JAKUP FERRI-NJË JETË PËR ATDHE”  e autorit Prof.Dr.Ramiz Abdyli. Librin e prezantuan recensentët : Prof.Dr.Fehari Ramadani dhe Dr.Fitim Rifati e u lexua edhe recensioni i recensentit Akademik Marenglen Verli i cili nuk kishte mundësi të jetë prezent në këtë promovim. Në vazhdim foli edhe autori i librit Prof.Dr.Ramiz Abdyli ndërsa në emër te familjes…

Lexo më shumë

Ambasadori francez: Në Mal të Zi çdo gjë kontrollohet nga 10-12 familje

Ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Kristijan Timonije, ka lëshuar kritika të pazakonta në drejtim të Malit të Zi, duke arsyetuar qëndrimin e vendit të tij për të rishikuar rregullat e integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve ballkanike. Timonije tha se në këto vende më tepër po simulohen reformat, dhe mori për shembull Malin e Zi, ku tha se çdo gjë kontrollohet nga 10-12 familje të cilat po pasurohen dita ditës. Kjo është një nga arsyet që Franca dëshiron të rishikojë rregullat e zgjerimit të Bashkimit Evropian, sqaroi Timonije.

Lexo më shumë

KKSH njofton ekspertët e Këshillit të Evropës për rastet e mosrespektimit të dygjuhësisë në MZ (foto)

Sot në Komunën e Tuzit, KKSH, zhvilloi një takim me ekspertët e Këshillit të Evropës, të cilët monitorojnë zbatimin e Konventës kuadër për mbrojtjen e gjuhëve të minoriteteve dhe pakicave kombëtare në Malin e Zi. Siç thuhet në komunikatë të kryetarit të KKSH-së, Faik Nika, në këtë takim, raportuan për gjendjen aktuale të respektimit ose jo të dygjuhësisë në Mal të Zi, në ato komuna dhe institucione qendrore që parasheh ligji dhe konventa. “Me fakte dëshmuam për rastet e mosrespektimit të dygjuhësisë, sidomos në sinjalistikën rrugore, orientuese dhe toponiminë në…

Lexo më shumë