Në Ulqin përkujtohet 140 vjetori i Betejës së Nokshiqit dhe mbrojtja e Plavës dhe Gucisë

Këtë vit bëhen plot 140 vjet nga beteja e Nokshiqit dhe lufta e janarit për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë nga aneksimi i Malit të Zi.  Më këtë rast një delegacion i personaliteteve të shquara të jetës politike dhe shoqërore të shqiptarëve në Mal të Zi, organizuan vendosjen e një kurore me lule tek varri i Ymer Prizrenit në Ulqin, një nga personalitetet më të dalluar të historisë sonë kombëtare, kryetar i Lidhjes së Prizrenit dhe i Qeverisë së parë autonome shqiptare. Fjalën e rastit në këtë ceremoni e mbajti…

Lexo më shumë

Qeveria e Malit të Zi ia zbulon rrenën Ivica Daçiqit (Video)

Drejtori i Kompanisë ‘Monteorganica’ Jovan Nikoliq ka demantuar pretendimet e zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, se kinse vëllai i shefit të sigurimit të tij, që është nga Bijelo Polje, ishte pushuar nga puna pasi ishte deklaruar se është serb. “Nga Nëntori i vitit 2017, zoti Vinko Puriç është punësuar në kompaninë ‘Monteorganica’, e cila merret me kontrollin dhe certifikimin e prodhimeve organike dhe financohet nga buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Malit të Zi. Ai është i angazhuar si bashkëpunëtor ekspert për…

Lexo më shumë

Minishengeni Ballkanik: AKU bllokon 4.032 ton marmelatë në Han të Hotit, vinte nga Serbia

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 4.032 ton marmelatë në Pikë Kufitare të Hanit të Hotit. Nga kontrollet e kryera prej Drejtorisë Rajonale të AKU-së Shkodër në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit u konstatua një sasi prej 4.032 ton produkt ushqimor “Marmaladë”(e ambalazhuar në kova plastike 14 kg), e nisur nga Serbia me destinacion qytetin e Shkodrës, pasi në momentin e hyrjes në vendin tonë ” i kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma (1/2) e jetëgjatësisë dhe për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në…

Lexo më shumë

Dedikimi prekës i vajzës së Xhevdet Ferrit pas humbjes së të atit: O kapiten, kapiteni im…

Vetëm pak muaj më parë, i kishte dhënë mundësinë të shijonte të qenit gjysh. Një kënaqësi që për fat të keq, nuk zgjati shumë për ikonën e kinematografisë shqiptare, Xhevdet Ferrin të shuar në moshën 59 vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme. E bija, Bora postoi mes dhimbjes një foto të bukur bardh e zi me të atin, shoqëruar me një frazë të thjeshtë, por kuptimplotë në anglisht: “O Captain! My Captain!, shprehja më goditëse e poemës së famshme të Walt Whitman, shkruar në 1865-sën për vdekjen e presidentit amerikan…

Lexo më shumë

Tronditet kinematografia shqiptare, ndërron jetë në moshën 59 vjeçare aktori i mirënjohur

Ditën e sotme një lajm i hidhur ka tronditur kinematografinë shqiptare ku bëhet me dije se aktori i mirënjohur, Xhevdet Ferri, ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare, nga një sëmundje e rëndë . Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”,. Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student. Aktori i mirënjohur Xhevdet Ferri është me origjinë nga Plava dhe është njeri nga…

Lexo më shumë