Ambasada më e madhe amerikane në Ballkan, sot përurohet në Prishtinë

Në ditën e veçantë për popullin amerikan, atë të pavarësisë që festohet sot, Ambasada e SHBA-së në Kosovë do të bëhet më shtëpi të re.Ndërtimi i saj është bërë në hapësirën prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, tokë kjo që i është dhënë ambasadës në shfrytëzim për 99 vjet. Njëherësh kjo është ambasada më e madhe në Ballkanin Perëndimor. Me këtë rast, ambasadori, Philip Kosnett dhe zonja Alison Kosnett, do të jenë nikoqirë të pritjes që do të mbahet edhe për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Lexo më shumë

NJOFTIM PËR TË PAME NGA FAMILJA SYLAJ

Njoftojmë komunitetin miqtë, shokët dha dashamirët se presim vizita ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta e më të dashurës tonë MANE (TAHIRAJ) SYLAJ 10 Janar 1924-20 Qershor 2019  E ndiera Mane u varros  me nderime të shumëta dhe me një pjesëmarrje të gjere në Kishna Rekë të Drenicës. Sipas traditave djali i të ndierës Hysni Sylaj  me banim në SHBA, sëbashku  me të afërm dhe familjen e gjerë Sylaj presin vizita ngushëllimi  (për burra dhe gra), me datën 7 korrik 2019, e diele, në Royal Regency Hotel, Yokers NY…

Lexo më shumë

Shqetësimet e prindërve në Plavë Guci të brengosur me situatën aktuale në arsim: Sa është i kualifikuar kuadri arsimor i Plavë Gucisë?

Në vazhdimësi në redaksinë tonê “Plava e Gucia Sot” arrijnë shkresa të shumta përmes të  cilave shprehet zhgënjimi e dëshprimi  për nivelin dhe cilësinë e edukimit që u jipet fëmijëve të te gjitha niveleve shkollore në gjuhën shqipe  në tërë rajonin e  Plave Gucisë. Duke mos dashur t’ju hynë në hak rasteve të ndritshme të mësimdhënësve të denjë dhe profesionistë, prindërit shprehin indinjatën e shqetësimet e tyre duke pasur dyshime në disa kuadro mësimdhënësish  të cilët, sipas tyre,  punojnë me diploma të dyshimta e ç’është më e keqja  ka edhe të tillë që nuk janë të diplomuar…

Lexo më shumë

Regjisori Isa Qosja do të fillojë xhirimin e filmit më të ri gjatë këtij gushti në vendlindjen e tij në Vuthaj, Plavë e Guci

Filmi i metrazhit të gjatë “The Stroke” i regjisorit Isa Qosja do të fillojë  xhirimin e filmit më të ri në gusht të këtij viti në vendlindjen e tij në Vuthaj, Plavë e Guci, filmi trajton plagën e vendlindjes mërgimin. Ky film është bashkëpunim midis Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi ndërsa së fundi ka marrë mbështetje prej 80 mijë eurosh nga Euroimages. Lajmin e ka bërë të ditur producenti Bajrush Kajtazi, i cili ka thënë se e kanë hapur rrugën drejt realizimit. “Filmi “The Stroke” me skenar dhe regji…

Lexo më shumë

Ndotja e ambientit nga turizmi i shfrenuar në Plavë Guci

Përderisa po kërkojmë zhvillimi të  turizmit në rajonin e  Plave Gucisë, në të njëjtën kohë në vendlindje po ngrihen shqetësime të vazhdueshme e të arsyeshme lidhur me  degradimin e ambientit në tërë trevën tonë nga vetë turistet dhe vizitoret. Pikat turistike të Plavë Gucisë  çdo ditë e më shumë po ndoten nga vizitoret qofshin ata vendor nga Plave Gucia apo edhe ata nga jashtë.  Nëse vazhdohet me këtë dukuri të keqe rrezikohet edhe vetë kjo veprimtari  fitimprurse për plavë-guciasit të cilët ushtrojnë këtë biznes. Vizitorët te Syri i Kaltert në…

Lexo më shumë