Në Senatin dhe Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, në kryeqytetin Albany, u mbajt një event kremtues në vigjilje të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë ngjarje solemne, pas fjalimeve të senatores Jessica Scarcella-Spanton dhe asambleistit Charles D. Fall, të pranishmëve iu drejtua me një fjalim rasti edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Reka. Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Reka ritheksoi se Republika e Kosovës, 18 vite pas shpalljes së pavarësisë dhe 27 vite nga çlirimi, përfaqëson një…
Lexo më shumëAlbin Kurti pret në takim nxënësit nga Ulqini
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar dje një takim me nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë “7 Shtatori” në Prishtinë dhe të Gjimnazit “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin, ku është diskutuar për rolin e arsimit në ndërlidhjen me tregun e punës, teknologjinë dhe proceset e digjitalizimit, shkruan Ekonomia Online, transmeton Ulqini Online. Kurti, përmes një postimi, ka bërë të ditur se bashkëbisedimi me nxënësit është fokusuar edhe në rëndësinë e shkëmbimit të përvojave ndërmjet shkollave ku mësohet në gjuhën shqipe, përfshirë edhe ato përtej kufijve.…
Lexo më shumëPërvjetori i Fishtës i harruar në Shkodër
Gjergj Fishta(1871-1940) Përkujtimi i personalitetëve të ndryshëm me rastin e përvjetoreve të tyre është obligim jo vetëm moral e profesional por edhe kombëtar nga ana e institucioneve lokale e shtetërore duke organizuar veprimtari të ndryshme kulturore e shkencore dhe inauguruar buste apo shtatore, duke dëshmuar nderim ndaj tyre si kudo në vendet e qytetëruara Nail Draga Në fund të vitit të kaluar, pikërisht me 30 dhjetor janë mbushur 85 vjet kur është ndarë nga jeta Gjergj Fishta, i cili mbetet një prej personaliteteve të veçanta të letërsisë, gjuhësisë, publicistikes, meshtarisë, kulturës e…
Lexo më shumëGjenocidi në Bihor, Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Konferenca e Bujanit (1943–1944): një analizë kauzale e proceseve politike
Ky artikull shqyrton marrëdhënien shkak–pasojë ndërmjet gjenocidit ndaj popullsisë myslimane – shqiptare e boshnjake në Sanxhak, veçanërisht në Bihor në janar 1943, formimit të Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe mbajtjes së Konferenca e Bujanit. Teza qendrore argumenton se Lidhja e Dytë e Prizrenit nuk përfaqësonte vetëm një projekt nacionalist shqiptar, por edhe një reagim politik të kushtëzuar nga dhuna gjenocidale dhe frika ekzistenciale e popullsisë myslimane, ndërsa Konferenca e Bujanit u shfaq si përpjekje e strukturave komuniste për të neutralizuar këtë mobilizim dhe për ta kanalizuar atë brenda diskursit antifashist jugosllav.…
Lexo më shumëNdryshimet ligjore penalizojnë studentët shqiptarë: kosto të larta, vonesa dhe rrezik i braktisjes së studimeve në gjuhën amtare
Ilustrim Disa studentë dhe prindër të tyre, të shqetësuar dhe të pakënaqur me pasojat që po sjellin ndryshimet e fundit ligjore në fushën e njohjes dhe barazimit të diplomave kanë kontaktuar gazetën e përjavshme në gjuhën shqipe në Mal të Zi, Koha Javore. Sipas gazetarit dhe profesorit Ismet Kallaba, nga një shkrim i tij rreth kësaj problematike, ata theksojnë se, ndonëse kanë kryer me sukses procedurën e njohjes së diplomës, shumë kandidatë shqiptarë nuk po lejohen t’i nënshtrohen provimit profesional pa e përfunduar më parë procesin e barazimit të kualifikimit,…
Lexo më shumë