Sot, nën petkun e “drejtësisë”, në Hagë po zhvillohet një nga përpjekjet më të rënda për të njollosur luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kërkesat drakoniane për dënime ekstreme nuk janë drejtësi – janë hakmarrje politike, të orkestruara për t’i shërbyer Serbisë dhe qarqeve të njohura antishqiptare. Treva e Plavës dhe Gucisë nuk hesht dhe nuk do të heshtë. Kjo trevë ka qenë qartë dhe pa ekuivok në krah të UÇK-së, sepse e ka ditur se ajo luftë ishte luftë për jetë a vdekje, për liri a zhdukje. Plava…
Lexo më shumëNew York nderon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me rezolutë legjislative
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasadori dhe Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, z. Blerim Reka, ka njoftuar se edhe sivjet Senati dhe Asambleja e Shtetit të New Yorkut, me rezolutë legjislative (923/2026), kanë nderuar 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Rezoluta konstaton kontinuitetin historik të Kosovës që nga Dardania antike, thekson se pavarësia e saj u arrit përmes luftës çlirimtare dhe ndërhyrjes së NATO-s, si dhe vë në pah progresin demokratik të Kosovës ndër vite. Po ashtu, dokumenti…
Lexo më shumëQyteti pa shesh?!
Ismet Kallaba Ulqini si qytet ka mangësi dhe probleme të shumta në aspektin e planifikimit hapësinor, por një ndër problemet evidente është mungesa e një sheshi në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale.Sheshet janë ndërtime urbane që përdoren për qëllime shumëfunksionale – për tubime politike-shoqërore, protesta, manifestime të ndryshme kulturore (koncerte) etj.Shikuar historikisht, agora ishte një shesh qendror në poliset (qytet-shtetet) antike greke dhe qendër e jetës artistike, shpirtërore, politike dhe sportive e qytetit. Te shqiptarët, logu ishte vendi (sheshi) ku mbaheshin kuvendet, diskutohej për çështje të ndryshme dhe merreshin…
Lexo më shumëLajmi i fundit: Tërmet në Kosovë
Një tërmet prej 3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Kosovë, në ora 23:09. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka ndodhur me epiqendër rreth 15 kilometra në jugperëndim të Prizrenit Thellësia e tërmetit ishte 5 kilometra.
Lexo më shumëAmbasadori i Kosovës në OKB zhvilloi takime me përfaqësuesit e Bahreinit dhe Kolumbisë
Në kuadër të takimeve me shtetet e reja anëtare të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Nju Jork, z. Reka, u prit sot në takime të veçanta nga Ambasadori i Mbretërisë së Bahreinit dhe Ambasadorja e Kolumbisë. Gjatë këtyre takimeve, Ambasadori Reka i uroi Ambasadorit Jamal Fares Alrowaiei, përfaqësues i përhershëm i Mbretërisë së Bahreinit në OKB, si dhe Ambasadores Leonor Zalabata Torres, përfaqësuese e përhershme e Kolumbisë në OKB, për mandatin e tyre dyvjeçar si anëtare jo të përhershme të…
Lexo më shumë