29 vite më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, në luftime të pabarabarta me forcat e armikut, ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Afrimi e Fahriu ranë në altarin e lirisë pas një rezistence disa orësh ndaj një rrethimi të hekurt të policisë dhe ushtrisë serbo-jugosllave. Për të nderuar heronjtë, sot do të bëhen homazhe: Në ora 10:00, behën homazhe në fshatin Llugë të Podujevës, pranë obeliskut të heroit të kombit, Afrim Zhitia. Në ora 12:00, në fshatin Llaushë të Podujevës, bëhen homazhe të përmendoret e heronjve…
Lexo më shumëKONKURS PËR PUNIMIN E LOGOS SË KKSH-së, ja kushtet dhe shpërblimet
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, i themeluar në bazë të Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave (“Fleta zyrtare e RMZ”, nr. 031/06, 051/06, 038/07, “Fleta zyrtare e MZ”, nr. 002/11, 008/11 dhe 031/17), duke vepruar konform nenit 19, pikat 5 dhe 13 të Statutit dhe konform Aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të komisionit për përgatitjen e propozimeve të logos (shenjës dalluese) së Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, më 01.11.2018 shpall: K O N K U R S PËR PUNIMIN E LOGOS…
Lexo më shumëNJOFTIM PËR TË PAME NGA FAMILJA BRUÇAJ NË NEW YORK
I njoftojmë miqtë, shokët, dhe komunitetin, se me rastin e vdekjes te dashurit tonë SELIM MAN BRUÇAJ 14.08.1946 – 13.10.2018 Hapim për të Pame te Dielën me 11 Nëntor 2018 ora 10AM – 3PM për burra dhe gra ne lokalin: EASTWOOD MANOR 3371 Eashtchester Rd. Bronx NY 10469 Të pikëluarit bashkëshortja, djemtë, vëllezërit dhe familja e gjërë Bruçaj
Lexo më shumëPublikohen video pamje të torturës brutale të policisë malazeze të bërë me 2017 në Ulqin (Video)
Lëvizja qytetare URA ka publikuar një video inçizim nga ku shihet demonstrimi i forcës së oficerëve të policisë dhe të joprofesionalizmit të tyre ndaj qytetarëve te pafajshëm. “Oficerët e policisë atë natë të 17 qershorit 2017 shihen duke u sjell ne mënyrë brutale ndaj qytetarëve që nuk rezistonin, duke tejkaluar kompetenca e lejuara dhe duke përdorur dhunë, forcë dhe ofendime verbale, si në shumë situata deri më tani. Nga pamjet mund të shihet një brutalitet ndaj qytetarëve që ishin shume bashkëpunues me policet”. Ndaj katër policëve është ngritur akuzë për…
Lexo më shumëU mbajt takimi i parë i liderëve politik të partive shqiptare në Mal të Zi, ja çka u vendos
Podgoricë 31 Tetor 2018 Në kuvendin e Malit të Zi u zhvillua takimi i parë i kryetarëve të partive shqiptare në Mal të Zi që kishte temë bisede reformat në legjislativin zgjedhor, temë kjo që po e preokupon tërë opinionin në Mal të Zi. Në mbledhje morën pjesë Amir Hollaj – kryetar i Lëvizjes Qytetare Perspektiva, Saubih Mehmeti (në emër të kryetarit Mehmet Bardhi) – përfaqësues i LDMZ, Mehmet Zenka – kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Nik Gjeloshaj – kryetar i Alternativës shqiptare, Nazif Cungu – kryetar i Forcës…
Lexo më shumë