Komandanti i KFOR-it konfirmon se Policia e Kosovës nuk ka nevojë të kërkojë asnjë leje për hyrje në veri në Kosovës

KFOR: THAÇI MUND TË SHËTISË LIRSHËM KUDO NËPËR KOSOVË “Policia e Kosovës nuk duhet të pyes askënd për çfarëdo leje të shkojë në veri të Kosovës, andaj, ata nuk kanë shkelur asnjë rregull”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Gracov. Zëdhënësi kryesor i KFOR-it Vincezo Gracov ka deklaruar se me rastin e vizitës së paradokohshme të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nuk ka pasur asnjë incident, arrestim apo operacion ushtarak dhe se Thaçi ka të drejtë të lëvizë gjithkah nëpër vendin e tij pa kurrfarë leje, transmeton Insajderi.com. “Ne konfirmojmë…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA ELEZI

Me pikëllim të thellë lajmërojmë miqtë, shokët dhe komunitetin se sot me 1 Tetor 2018 në Yonkers – New York në moshën 92 vjeçare ndërrojë jetë i dashuri ynë MUSTAF SALIH ELEZI 01.02 .1926. — 01.10.2018 Funerali mbahet ditën e Marte 2 Tetor 2018 duke filluar nga ora 2:00PM—9:00PM ne F.Ruggiero & Sons Funeral Home qe gjendet  adresën: 732 Yonkers Ave.Yonkers.N.Y.10704. I ndjeri do te varroset ditën e Mërkure- 3 Tetor ne KENSICO Cemetery. ( Westchester County) 273 Lakeview Ave,Valhalla,N.Y. 10595. Nisja nga Funerali bëhet në ora 10:00AM Të pikëlluarit: bashkëshortja…

Lexo më shumë

SHUMË QYTETE  NË MAL TË ZI U ZGJUAN SOT ME PARULLA ANTI SERBE “KURRË MË 1918”

1 Tetor 2018 Në shumë qytete të Malit të Zi (Podgoricë, Cetinë, Kotor, Herceg Novi, Plevla, Bello Pole).sot në mëngjes janë pa pllakate të mëdha me mbishkrim “Kurrë më 1918 (mos të përsëritet”) duke aluduar në aneksimin e Malit të Zi nga Serbia 1918 me rastin e krijimit të Jugosllavisë. Në pllakat ceket që gjatë rezistencës prej vitit 1918 deri në gusht të vitit 1929 nga ushtria e xhandarmeria serbe në Mal të Zi  ishin  arrestuar e torturuar 4700 njerëz, ishin vrarë 3200 njerëz, ishin djegur e plaçkitur 5800 shtëpi,…

Lexo më shumë

Bashkëathetari ynë kandidat për këshilltar në një bashki të Nju Xhersit

Nga Xheladin Zeneli Ka disa kohë që jam matur për të dhënë kontributin tim në shërbimin publik në vendbanimin tim në SHBA ,por arsyeja kryesore që deri më tani nuk e kam bërë një gjë të tillë ka qenë ajo, se gjatë 25 viteve të fundit , prioritet i angazhimit tim ka qenë aktiviteti në kumunitetin tim shqiptar në New York me rrethe. Vendimi im për t’u kandiduar për këshilltarë i Bashkisë (Komunës) në qytetin e vendbanimit tim, Dumont në New Jersey (Nju Xherzi )në zgjedhjet e 6 Nëntorit të…

Lexo më shumë

Avdi Gjonbalaj, ish-punonjës në ish-Organin Krahinor për Hidro-ekonomi shpalos dokumente që dëshmojnë pronësinë e Kosovës mbi Ujmanin, “ato s’i ka qeveria”

Avdi Gjonbalaj, ish-punonjës në ish-Organin Krahinor për Hidro-ekonomi, ka shpalosur në Puls të KTV-së dokumente të rëndësishme që dëshmojnë pronësinë e liqenit të Ujmanit. Për fat të keq, siç ka thënë edhe ai, Qeveria aktuale e Kosovës nuk i ka kërkuar këto dokumente. Në mesin e këtyre dokumenteve ai ka shpalosur edhe dokumentin me të cilin dëshmohet kontrata mes Bankës Botërore për Ndrëtim dhe Zhvillim siç është quajtur atëherë dhe ish-Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, po ashtu siç është quajtur atëherë, për ndërtimin e Ibër-Lepencit. Dokument tjetër ka qenë ai…

Lexo më shumë