Grenell u takua fshehurazi me Dodikun në Mal të Zi

Sipas informacioneve që ka siguruar mediumi malazez, Antena M, i dënuari dhe deri dje presidenti i entitetit të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Serbe (RS), Milorad Dodik, është takuar sot fshehurazi me ish-emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin, Richard Grenell. Takimi është zhvilluar në hotelin “One and Only”, dhe ka qenë e pranishme edhe një kongresiste amerikane nga Partia Republikane. Media malazeze thekson se shteti i Malit të Zi nuk ka qenë i përfshirë në organizimin e këtij takimi. Aeroplani i Qeverisë së Republikës Serbe është kthyer mbrëmjen e sotme nga Mali i Zi,…

Lexo më shumë

Pastruesja shqiptare që i mbijetoi sulmit në 345 Park Avenue: “Isha vetëm disa hapa larg vdekjes”

Nga Beqir Sina – New York City Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka dëshmuar qëndrueshmëri dhe kontribut të madh në sektorë të ndryshëm të jetës urbane, përfshirë pastrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave. Përkundër sfidave personale dhe ekonomike, shumë shqiptarë kanë ndërtuar jetën e tyre në SHBA përmes punëve të ndershme, duke blerë shtëpi dhe hapur biznese që sot njihen gjerësisht në qytet. Një nga shembujt më frymëzues të këtij komuniteti është Sebije Neloviç, një pastruese shqiptare që punon në një ndërtesë zyrash në 345 Park Avenue. Të hënën pasdite, ajo…

Lexo më shumë

Anija e harruar që rrezikon rrugën e Malit të Zi drejt BE-së: Notë proteste nga Zagrebi !

Kjo është anija stërvitore Jadran që vijon të mbetet mollë sherri mes Kroacisë dhe Malit të Zi. Zagrebi i nisi Podgoricës një notë zyrtare proteste për shkak të distinktivëve me imazhin e kësaj anije. Ministria e Jashtme në Zagreb kërkon që Mali i Zi t’ia kthejë anijen stërvitore Jadran sepse e konsideron simbolikisht të rëndësishme për kroatët. Bazuar në një analizë të detajuar të trashëgimisë së përgjithshme ushtarake, ata pretendojnë se Mali i Zi i detyrohet Kroacisë më shumë se dy miliardë dollarë amerikanë. Ministria e Mbrojtjes së Malit të…

Lexo më shumë

Koncerti i parë i Armend Rexhepagiqit në Ulqin!

Më 5 Gusht 2025, në qytetin bregdetar të Ulqinit, u mbajt koncerti i parë i kantautorit të njohur shqiptar, Armend Rexhepagiqi. 🎶 Këngëtari ndezi skenën në një atmosferë verore buzë detit, në Molen e Ulqinit, ku u mblodhën një numër i madh qytetarësh dhe mysafirësh për të shijuar një mbrëmje të paharrueshme plot muzikë, nostalgji dhe energji pozitive. Publiku e priti me entuziazëm, ndërsa Armendi interpretoi hitet e tij të njohura dhe këngë të reja që u duartrokitën me zjarr nga të pranishmit. 🙌🏻 Ky koncert, i organizuar nga Komuna…

Lexo më shumë

📢 NJOFTIM ZYRTAR: Njësia Administrative Kelmend

Të nderuar qytetarë, Ju informojmë se ditën e nesërme, më 07.08.2025, do të zhvillohen punime riparuese në urën që të çon drejt pikës kufitare Gercar. 🕕 Oraret e punimeve:Nga ora 06:00 deri në ora 13:00. 🚗 Gjatë kësaj kohe mund të ketë vonesa prej 20–30 minutash, për shkak të pritjes së mjeteve që do të lejohen të kalojnë në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt. Këto ndërhyrje janë pjesë e përmirësimeve infrastrukturore për të garantuar sigurinë dhe funksionimin optimal të rrugës. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj! Me respekt,Njësia Administrative KelmendAdministratorja: Florida…

Lexo më shumë