ME NDERIME SHTETËRORE DHE FLAMUR KOMBËTAR – PA RITE FETARE, VARROSET BABAI I KRYEMINISTRIT

Me nderime shtetërorë dhe flamur kombëtar, por pa rite fetare është varrosur, Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai është varrosur në varrezat e Kompleksit Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan, vendlindjen e tij, në prani të shumë personave, në mesin e tyre edhe krerët më të lartë të shtetit. Ajo që binte në sy gjate ceremonisë së varrimit, ishte flamuri kombëtar, me të cilin ishte mbështjellur arkivoli i Hilmi Haradinajt, dhe po ashtu varrimi i tij u bë pa rite fetare. Gjatë ditës së djeshme një deklaratë e…

Lexo më shumë

NJOFTIM PËR TË PAME NGA FAMILJA GJONBALAJ

Njoftojmë komunitetin miqtë, shokët dhe dashamiret se hapim të pamën për më të dashurin tonë JONUZ KURTI GJONBALAJ Varrimi i të ndjerit u bë me nderime dhe pjesmarrje të gjërë me 10 Maj 2018 në varrezat e fshatit Vitomiricë, Pejë Sipas traditave djali Farizi me djem dhe kusheri dhe familjen e gjërë Gjonbalaj presin vizita ngushëllimi për burra dhe gra me datën 17 Qershor 2018 ditë e Diele duke filluar nga ora 10:00AM gjerë në 4:00PM, në : Albanian Islamic Cultural Center of Staten Island: 307 Victory Blvd, Staten Island,…

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Kosova të u bëjnë lehtësim studentëve shqiptar nga Mali i Zi

shkruan: Mr.Sc Refik HASANI Universitetet shtetërore  të Shqipërisë dhe Kosovës për  studentët nga Mali i Zi të i lirojnë  nga pagesat për Bachelor, Master, Doktoratura e   specializime. Studentet  nga këto hapësira  do të duhej të lirohen nga pagesa e semestrit, vitit dhe pagesa tjera, por edhe në akomodimin në konvikte dhe sigurimin e shujtave në mensa të studentëve të këtyre universiteteve publike të jetë i rregulluar pa pagesë ose më një pagesë tepër të vogël simbolike. Kurse nëpër Universitete e kolegje private pagesa të jenë vetëm gjysma si në studime…

Lexo më shumë

Qosja: Politikanët po bëhen milionerë, qytetarët po varfërohen

MILIONERËT POLITIKË DHE TË VARFËRIT ​Kosova e Re, shtet i lirë e i pavarur, por me sovranitet ende të gjymtuar, ka mjaft risi. Njëra prej këtyre risive të Kosovës së Re janë edhe milionerët e saj. Në mendjen time është krijuar pamja e dy lloj milionerëve të Kosovës së sotme: pamja e milionerit, të milionuar, domethënë të pasuruar, me djersë, me mund, me aftësi punuese e menaxhuese, në njërën anë, dhe pamja e milionerit të milionuar, të pasuruar turr, vrap, me punë politike, domethënë në sajë të pozitave politike, në…

Lexo më shumë

Falet Fitër Bajrami në Bajgorë, të gjithë me plisa në kokë

    Është falur Namazi i Fitër Bajramit, në Xhaminë e Fshatit Bajgorë, në Komunën e Mitrovicës. Këtu pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni, kanë vënë nga një plis në kokë. Kjo si shenjë dhe mesazh për të ruajtur traditën kombëtare. Organizatori Drilon Mehmeti, ka thënë se qëllimi i kësaj forme të faljes ka qenë mesazhi për ruajtjen e identitetit kombëtar. Edhe përfaqësuesi i fshatit Rrahman Beqiri, ka bërë thirrje që identiteti kombëtar të ruhet dhe të kultivohet, e të shmangen kulturat e huaja. Fshatin Bajgorë sot e vizituan…

Lexo më shumë