Për herë të parë, pas diskutimeve dhe debateve se si do të jenë dy Hec-et që do të ndërtojë në lumin Valbonë, në një video të përgatitur nga specialistët e firmës Gener 2 kuptohet në detaje se si do të jenë këto realitete, sa respektojnë mjedisin dhe ekosistemin, dhe çfarë zhvillimi sjellin për zonën. Ndryshe nga sa është thënë, HEC-et nuk do të kenë diga, arkitektura qe do të mbuloje turbinat dhe infrastrukturat e tjera është si ajo tipike e zonës e ndërtuar në gurë, nuk do të devijojnë lumin…
Lexo më shumëURIME DITA E ÇLIRIMIT KOSOVË
19 vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë Sot bëhen 19 vjet që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe (ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve) dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë.
Lexo më shumëPezullohen punimet për hidrocentrale në Valbonë
Një ditë pasi banorët e zonës së Dragobisë në Tropojë protestuan kundër ndërtimit të hidrocentraleve në grykëderdhjen e Valbonës, Gjykata e Apelit ka vendosur për pezullimin e punimeve. Sipas njoftimit, Apeli e ka vendosur si të drejtë kërkesën e 27 banorëve dhe shoqatës Toka. Kjo shoqatë ka njoftuar se Apeli ka pezulluar punimet deri kur të dalë vendimi përfundimtar i gjykatës. Banorët ishin ankuar se kanë dëgjuar shpërthime minash, dhe se nga këto shpërthime janë ndier në rrezik se mund të dëmtohen edhe shtëpitë e tyre.
Lexo më shumëNë Vuthaj po vazhdon mobilimi komplet i shtëpisë së Kulturës, por po vazhdon edhe përkrahja financiare për këtë aksion (foto)
Aksioni përmbyllës i finalizimit të këtij projekti po vazhdon me intensitet të shtuar, por njëkohësisht edhe përkrahja e pa rezervë financiare për këtë projekt nga bashkeevndasit tonë. Sot aksionit ju bashkëngjit bashkëvendasi ynë Rrustem Ademi Çelaj me një kontribut ne shumë të $500.00 . Me mobilimin komplet ky objekt do të ketë te gjitha kushtet për zhvillimin e çdo lloj aktiviteti kulturor, çdo lloj aktiviteti rinor dhe raste të gëzimeve familjare, po ashtu ne një aneks te veçantë me hyrje të veçantë është rregulluar dhe do të jetë gati edhe Morgu…
Lexo më shumëFONDACIONI PLAVË GUCI DHURON 55 BURSA PËR STUDENTET E PLAVË GUCISË
Fondacioni Plavë Guci me seli në New York po vazhdon traditën dhe misionin e vet në shërbim të komunitetit dhe diasporës, e me fokus dhe prioritet të veçantë në shërbim të vendlindjes. Shoqata e jonë këtyre ditëve bëri edhe një veprim tjetër në shërbim të vendlindjes dhe rinis tonë në Plavë Guci. Fal mirëbesimit të ndërtuar mes nesh ndërvite, por edhe duke vazhduar traditën e Fondacionit Plave Guci, ne ndamë bursa për studentet tanë që studiojnë në fakultet e rajonit. Të premten me 8 Qershor 2018 në ambientet e Fakultetit…
Lexo më shumë