Njoftim: Homazh në Bratilë

Për nder të 107 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, Lidhja Demokratike Shqiptare vazhdon traditën e daljes në Bratilën legjendare, në vendin ku, për nder të flamurit, e liri të kombit, u bënë sakrifica mbinjerëzore. Ju ftojmë të na bashkëngjiteni e së bashku të përkulemi para atyre gurëve të lagur me gjakun e të parëve tonë! Takohemi para zyres së Lidhjes Demokratike Shqiptare në qendrën e Tuzit, më 06 prill, në ora 13:00, prej nga nisemi, menjëherë mas takimit. Lavdi kryengritësve! LDSH

Lexo më shumë

Masakra e Tivarit kujtohet nga bjeshkatarët shqiptarë të të gjitha viseve ku jetojnë (foto)

“Rrugës së të mbietuarëve të Masakrës së Tivarit” Në Tivar më 1 prill 1945 u vranë e u masakruan 1700 shqiptarë, ndonëse nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan këtë masakër del se ky numër mund të jetë shumë më i madh dhe mund të shkojë deri në 4300. Për të rikujtuar këtë date të dhimbshme në mënyrë që të mos harrohet SHB “Rumia” nga Ulqini , për të tretin vit me radhë, ditën e diele me 01.04.2017 që përkon me një nga disa ditët e tragjedisë së madhe të para…

Lexo më shumë

Lajmet e rrejshme dhe njollosja e familjeve ne Vuthaj

Vuthaj 31 Mars 2018 Te nderuar bashkëvendës kohëve te fundit jemi dëshmitar te përhapjes se njoftimeve te rrejshme ne Facebook dhe kjo është e bere e theksuar veçanërisht ne fshatin Vuthaj si ne asnjë vendbanim tjetër ne Plave Guci. Njerëz te pa përgjegjshëm përhapin lajme Vdekje për familjarët tona, dhe çka është edhe me keq keqbërësit  tentojnë te njollosin familjet  me shpifje te nivelit ma te ulet njerëzor,  duke cenuar rend integritetin dhe privatësinë e familjeve, por njëkohësisht  edhe duke tronditur rend ndjenjat e njerëzve si lajmi i sotëm për…

Lexo më shumë

Urime Pashkët për shumë mot ju dëshiron faqja Plava e Gucia Sot

Me këtë foto të vjetër te vitit 1932 të Kishës katolike  shqiptare të Gucisë,  te ndërtuar në vitin 1932  , në emër të faqes Plava e Gucia Sot, vizitorëve dhe miqëve e dashamirëve të saj , Ju urojmë gjithë shqiptarëve të besimit katolik  Gëzuar Pashkët për shumë mot. Urojmë te keni Festa dhe gëzime gjithnjë ne mesin tuaj dhe të festoni të lumtur e me shëndet te mire! Urime Pashkët për shumë mot !

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA ULAJ

Njoftojmë miq dhe të afërmit se sot me datën 30.03.2018 në moshën 81 vjeçare papritmas u nda nga jeta përgjithmonë nëna jonë   HANIFE HASANGJEKAJ ULAJ   Varrimi do bëhet të shtunën me datën 31.03.2018 në varrezat e fshatit Vuthaj në ora 14:00 ! Të pikëlluarit familja ULAJ dhe të afrimit e të ndierës.   Redaksi e faqes Plava e Gucia Sot familjes Ulaj i shprehim ngushëllimet tona me të sinqerta.

Lexo më shumë