RIZA FERRI EMËR QË DUHET KUJTUAR

RIZA FERRI

(1904-1945)

nga: Prof.Dr.. Naser FERRI

Riza Ferri, nip i heroit k9mbëtar  mbarëshqipëtar Jakup Ferri (i biri i Mehmedit, njërit nja pesë bijtë e Jakupit) u lind në Plavë më 1904.Ishte ndër intelektualët e pakët të trevës se Plavë e Gucisë i cili kreu Fakultetin e Veterinarisë në Milano të Italisë.

Shumë herët iu ishte bashkangjitur vepritarisë atdhetare të xhaxhait të tij Hasan Ferrit dhe pjesëtarëve të tjerë të kësaj familjeje duke qenë anëtar i Ballit Kombëtar.

Në vitin 1941 bëhèt prefekt i Dibres, ndërsa djali i xhaxhait tij Shemsi (Agan) Ferri prefekt i Plavës.

Për shkak të veprimtarisë së tij patriotike ishte arrestuar nga pushteti komunist i cili deshi edhe ta ekstradoi në Jugosllavi sipas kërkesave të komunistëve jugosllavë.

Me të kuptuar qe do të ekstradohet Rizai bëri vetëvrasje në burg të Shkodres me 17.04.1945 , duke pirë helmin të cilin e mbante të fshehur në unazë për mos ti rënë i gjallë  në duar sllavëve.

Pos që asokohe komunistet ia zhdukën vendvarrimin pêr fat të keq edhe sot pak dihet për këtë intelektual atdhetar: emri i tij nuk përmendet as ne Historinë e Popullit Shqiptar,  as në Fjalorin Enciklopedik të Shqipërisë, as ne Fjalorin enciklopedik të Kosovës e po ashtu në asnjë botim tjeter relevant.

Me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit Enver Hoxha, nën presionin nga Mehmet Shehu kishte refuzuar ta dekoronte Jakup Ferrin me pretekst se ” i kishte pasur pasardhësit ballistë”.

Presidenti Sali Berisha deri diku e kishte përmirësuar këtë gabim duke i dekoruar Jakup e Hasan Ferrin (por jo me dekorat të heroit kombëtar të cilën e meriton që të dytë).

Kjo është realiteti i kujtesës së shkurtë të shqiptarëve dhe pasqyrë e  mosvlerësimit të personaliteteve të merituara kombëtare që sakrifikuan edhe jetën për të mirë të kombit!

Dhimbshëm!

Ne foto Ramazan Ferri, i biri i Hasan Ferrit