đœđ°đșđž BASHKĂVENDASI YNĂ RINOR GJONBALAJ PJESĂ E SHĂNIMIT TĂ DYVJETORIT TĂ MCC-KOSOVO COMPACT
PĂ«rmes njĂ« postimi publik, bashkĂ«vendasi ynĂ« Rinor Gjonbalaj â Senior-Level Executive, diplomat amerikan, menaxher fondesh dhe lider nĂ« zhvillimin ndĂ«rkombĂ«tar â ndau momente nga shĂ«nimi i pĂ«rvjetorit tĂ« dytĂ« tĂ« MCC-Kosovo Compact, partneritetit strategjik nĂ« vlerĂ« prej 236.7 milionĂ« dollarĂ«sh ndĂ«rmjet Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, pĂ«rmes Millennium Challenge Corporation (MCC), dhe RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.
Në postimin e tij, Gjonbalaj theksoi se eventi nxori në pah progresin e rëndësishëm të arritur në kuadër të këtij programi madhor energjetik, duke përfshirë avancimin e njërit prej projekteve më inovative të ruajtjes së energjisë në rajon, reformat në politikat energjetike, si dhe mbështetjen për KOSTT-in, Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Ai gjithashtu veçoi hapat drejt funksionalizimit të Korporatës për Ruajtjen e Energjisë dhe themelimit të Qendrës për Aftësi dhe Inovacion në Energji në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës.
Sipas Gjonbalajt, këto investime po forcojnë sigurinë energjetike të Kosovës dhe po krijojnë mundësi të reja për sektorin privat, përfshirë kompanitë amerikane në fushën e energjisë, infrastrukturës dhe zhvillimit të fuqisë punëtore.
Ai gjithashtu vlerësoi diskutimet dhe panelet e zhvilluara gjatë aktivitetit, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve strategjike për të ardhmen energjetike dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Në fund të postimit të tij, ai theksoi rëndësinë strategjike të këtij partneriteti duke shkruar:
âSiguria energjetike Ă«shtĂ« siguri kombĂ«tare dhe themel pĂ«r zhvillim ekonomik.â
PGS