Nga treva jonë e Plavës dhe Gucisë, apo me origjinê nga treva e jonë por që jetojnë në Kosovë në zgjedhjet parlamentare të Republikës së Kosovës të mbajtura më 2 dhjetor 2025, morën pjesë tre kandidatë në kuadër të subjekteve të ndryshme politike.
Pavarësisht angazhimit dhe mbështetjes së marrë, fatkeqësisht asnjëri prej kandidatëve nuk arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të votave për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Rezultatet e kandidatëve nga kjo trevë janë si më poshtë:
- Genc Prelvukaj – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), renditja 34 [40], me 15,640 vota
- Skender Thaqi – Lëvizja Vetëvendosje (VV), renditja 99 [36], me 9,745 vota
- Diellza Kukaj – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), renditja 18 [9], me 6,132 vota
Këto rezultate dëshmojnë për nevojën e një organizimi më të mirë politik dhe të një bashkërendimi më të madh të votës së diasporës dhe banorëve të trevës sonë, në mënyrë që Plava e Gucia të ketë përfaqësimin e merituar në institucionet e Republikës së Kosovës.
Plava e Gucia Sot