Maqedonia “flet” edhe shqip. Miratohet ligji për përdorimin e gjuhëve

Pas tensioneve në Kuvend mes kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, pas pauzës, është votuar Ligji për Gjuhët në Maqedoni.

Situata në salla ka qenë mjaftë e tensionuar vetëm disa minuta më parë sigurimi evitoi përleshjen fizike mes kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe ish kryeministrit Gruevski. Pas pauzës 15 minutëshe Gruevski u rikthye përsëri në sallë me qëllim që ta tensionojë edhe më shumë situatën dhe ta ndalojë punën e Kuvendit.

Me 64 vota PËR dhe me mos prezencë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së është kaluar ligji për së treti her në filtrin e Kuvendit dhe i njejti tani e ka rrugën e hapur për zbatim.

Herën e dytë ligjin e pengoi, presidenti i vendit, Gjorge Ivanov.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së të udhëhequr nga ish kryetari i tyre, Gruevski e quajnë si jo-kushtetues dhe si tradhëti për shtetin e Maqedonisë.

Me votimin e ligjit, u anashkaluan 35.000 amandamente e OBRM-PDUKM-së, që do të bllokonin punën e Kuvendit në Maqedoni deri në fillim të shtatorit