Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar se ka shpallur persona non-grata gjashtë diplomatë rus të akredituar në Podgoricë. Në postimin e tyre në Twitter thuhet se ata shpallen non-grata “për shkak të veprimtarive që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe marrëdhëniet e vlerësimit dhe respektit të ndërsjellë mes dy vendeve”. Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ranko Krivokapiç, ka deklaruar të enjten se autoritetet shtetërore po bëjnë arrestimin më të madh të spiunëve të dyshuar rusë në Mal të Zi.…
Lexo më shumë
Rruga Guci – Vuthaj (Faza I)
Është hapur tenderi për ofertim në thirrjen publike për të realizuar projektin e rrugës Guci – Vuthaj, faza e parë (pjesa nga Qosajt deri tek ura në Vuthaj). Këtë projekt, e fillon dhe realizon Drejtoria e projekteve kapitale (CG: Uprava Kapitalnih projekata) që do të thotë se komuna e Gucisë e cila e ka inicuar, NUK KA asnjë ndikim as në përzgjedhje e as në kontrollë, përveç shpronësimit. Po, për këtë projekt janë “tërhequr” të hollat me projekt-rebalans të Qeverisë, që do të votohet sot, por besojmë që drejtori Esmin Beqaj…
Lexo më shumë
LAJMËRIM PËR TË PAME NGA FAMILJA GJONBALAJ
Lajmërojmë miqët, dashamirët dhe mbarë të komunitetin se familja Gjonbalaj pranon vizita ngusëhllimi për burra dhe gra, për humbjen e më të dashurit tonë: Feim Adem Gjonbalaj (1 Janar 1967 – 24 Gusht 2022) E pamja mbahet më 9 Tetor prej orës 10:00 AM deri në 4:00 PM, në Abanian Islamic Center 307 Victory Blvd Staten Island NY Të pikëlluarit: Nëna Fata, vllau Fuadi, motra Sofia, vajzat Sara, Ema dhe axha Bajrami.
Lexo më shumëAbazoviq: Kurtin e çmoj, raportet me Ramën i kam vëllazërore, me Vuçiqin shumë të mira
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në një intervistë të fundit, ka folur për marrëdhëniet me kryeministrat Edi Rama e Albin Kurtin si dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Abazoviq ka thënë se ka marrëdhënie të mira me Vuçiqin, të cilat janë kryesisht marrëdhënie kolegiale. “Shumë të mira, raportet e mija me Vuçiç janë shumë të mira, janë kolegiale, të gjitha ato që fliten se Vuçiç se ka patur dorë në grushtin e shtetit ose involvimin e qeverisë të re apo diçka tjetër për mua nuk…
Lexo më shumëNJOFTIM PËR TË PAME NGA FAMILJA DEDUSHAJ
Njoftojmë miqtë, shokët dhe mbarë komunitetin se me rastin e vdekjes së më të dashurit tonë: Azem Ujkani Dedushaj 01/23/1952 – 09/17/2022 Sipas traditave vëllau Shpendi , djali Sadria dhe bashkëshortja Shkurta, së bashku me vëllazërinë e gjerë Dedushaj dhe me farefisin mirëpresin vizita ngushëllimi (për burra dhe gra) më 9 Tetor 2022 (e Diele) në: Maestro’s Caterer’s 1703 Bronxdale Ave Bronx, NY 10462 Duke filluar nga ora 10:00AM deri në orën 4:00PM. Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” familjes DEDUSHAJ i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.
Lexo më shumë