Arrestohet një person, dyshohet se i shiti asetet e Kosovës që ndodhen në Bosnje e Mal të Zi

Një person është arrestuar të hënën në Bërnjak, pasi dyshohet se ka kryer shitje të pronave të Republikës së Kosovës të cilat janë nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e të cilat gjenden në Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi. Sipas policisë, i njëjti ka paraqitur dokumente të rrejshme, duke përdorur nënshkrimin si person zyrtar i autorizuar nga AKP-ja, për shitjen e aseteve. “PKV Bërnjak (NN) 26.09.2022 – 09:00. Me 26.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer shitje të pronave, të…

Lexo më shumë

Liberalizimi i vizave për Kosovën në rend dite në BE më 13 tetor

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor, konfirmojnë burimet diplomatike të BE-së në Bruksel. Presidenca çeke e BE-së tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet për këtë temë. Radio Evropa e Lirë ka siguruar qasjen në këtë dokument dhe aty shprehet qartë dëshira e Çekisë që të gjitha vendet anëtare të BE-së të arrijnë konsensus të brendshëm për të mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën. Në këtë letër,…

Lexo më shumë

Kurti: Qeveria do ta mbështesë komunitetin boshnjak (Video)

Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave, Emilija Rexhepi kanë përuruar solemnisht Qendrën Kulturore Boshnjake në Prizren. Kryeministri Kurti falënderoi komunitetin boshnjak për ndihmën që kanë dhënë për shtetin e Kosovës dhe premtoi mbështetje për këtë komunitet. Kjo qendër u përurua me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. Në vigjilje të ditës së boshnjakeve, është përuruar qendra kulturore e këtij komuniteti në Prizren. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm Kryeministri Kurti. Ai tha se ky objekt do t’i ofroj të rinjtë.  “Boshnjakët kanë arritur ta ruajnë…

Lexo më shumë

Forca e Kosovës dhe e Shqipërisë kryejnë bashkë stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Rama publikon pamjet

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka publikuar disa fotografi nga stërvitjet e përbashkëta të forcave të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat do të garojnë në Mbretërinë e Bashkuar, mes 160 skuadrave nga 30 vende të botës. Rama tha se kjo është stërvitja marshuese më e vështira në botë. “Momente nga përgatitja e trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, për stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol, ku të dyja trupat shqiptare do të garojnë në Malet e Uellsit, në Mbretërinë e…

Lexo më shumë