Nagavci në Zvicër, takohet me përfaqësues të LAPSH-it

Foto: Ambasada e Kosovës në Bernë Ministrja kosovare e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, po qëndron për një vizitë në Zvicër. Nagavci ka takuar sot në Bernë Naser Ulajn, kryetarin e LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Cyrihut, njëherësh dhe anëtar i Kryesisë në nivel të Zvicrës. Ulaj e ka informuar ministren për gjendjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër. Ulaj ka kërkuar mbështetje institucionale nga Kosova për organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.. Në këtë takim, ku mori pjesë edhe diplomatja Valbona…

Lexo më shumë

Tensionohet situata Bosnje-Serbi: Sarajeva zyrtare tërheq ambasadoren nga Beogradi

Bosnjë-Hercegovina ka tërhequr ambasadoren e saj nga Beogradi zyrtar, në shenjë revolte për arrestimin e sotëm të ish-zyrtarit të lartë të Shërbimit Federal të Policisë të Bosnjës, Edin Vranje, shkruan Klix.ba. Ai u arrestua sot, teksa ishte rrugës për në Sanxhak, bazuar në një aktakuzë të Serbisë të vitit 2018 për “krime lufte ndaj serbëve”. Vendimin për tërheqjen e ambasadores Aida Smajiq nga Beogradi e ka marrë ministrja e Punëve të Jashtme të Bosnjës, Bisera Turkoviq. Më herët gjatë ditës, Bosnja zyrtare ftoi për takim ambasadorin e Serbisë në Sarajevë,…

Lexo më shumë

DW: Si e “bllokoi” Merkel Serbinë për Kosovën, dhe ku “ngeci” kancelarja

Me grusht në tryezë dhe me fjalë të hapura Merkel ka folur vetëm një herë: Në 23 gusht 2011, presidenti atëhershëm serb, Boris Tadiç qëndronte me mimikë të ngurosur në konferencën e shtypit në Beograd krahas mikes nga Berlini, thotë DW. Kancelarja përsëriste ftohtë dhe me ton neutral, atë që i kishte thënë Tadiçit pas dyerve të mbyllura. Serbia duhet të ndalë mbështetjen në veriun e provincës së saj të mëparshme, Kosovë. Beogradi duhet të japë dritën e gjelbër për anëtarësimin e shtetit të pavarur të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.…

Lexo më shumë

Gjukanoviq: Vuçiqi e do Kosovën pa shqiptarë e Malin e Zi pa malazezë

Mali i Zi kohëve të fundit është përballur me turbulenca politike e etnike, që nxitën frikën për luftë civile me pushtetin aktual që po akuzohet se po punon në mohim të shtetësisë dhe kombit malazias. Javën e shkuar, Mali i Zi ishte pranë konfliktit me qytetarë që ishin kundër inaugurimit të mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi në qytetin historik të Cetinës. Pala malazeze që është kundër ndërhyrjeve serbe po e akuzon presidentin serb Aleksandar Vuçiq për destabilizimin. Këtu bën pjesë edhe Gjukanoviq që e ka cilësuar shumë serioze situatën e fundit.…

Lexo më shumë

SHBA kujtojnë sot 20 Vjetorin e sulmeve terroriste në kullat binjake dhe mbi Amerikën

Tre shqiptaro-amerikanët që u vranë në sulmin mbi kullat binjake ishin Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, të cilët edhe punonin në këto kulla. Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër aeroplanë mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania. Në mesin e viktimave që humbën jetën ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve, një bote ne miniature dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanët. Lavdi të rënëve.…

Lexo më shumë