Të hapen të gjitha dosjet e pronave të Vuthajve – pa përjashtim!

Nga Naser Vuçetaj Prokuroria Themelore e Plavës ka ngritur së fundmi aktakuzë kundër tre zyrtarëve të Administratës së Pasurive të Paluajtshme për keqpërdorim të detyrës dhe për tjetërsim pronash “shtetërore” në favor të individëve të caktuar. Në aktakuzë përmendet edhe tjetërsimi i mbi 43 hektarëve tokë në Vuthaj. Mirë është që më në fund po flitet për “grabitjen” e pronave — por është krejtësisht e padrejtë të kufizohet debati vetëm në këto 43 hektarë, kur dihet se mijëra hektarë iu morën banorëve të Vuthajve (dhe pronarëve në vendbanime të tjera…

Lexo më shumë

Si u zhdukën 43 hektar tokë – Akuzohen ish-zyrtarë për shkelje të ligjit të kadastrës në zonën Vuthaj–Guci

Ish-punonjësit e Administratës për Pasuri të Paluajtshme kanë kaluar tokë shtetërore në emër të personave fizikë, dëmi 1.300.000 euro? Në Plav janë proceduar tre ish-zyrtarë të Administratës për Pasuri të Paluajtshme. Ata akuzohen se kanë kaluar tokë shtetërore në emër të personave fizikë dhe i kanë shkaktuar shtetit dëm prej mbi 1.300.000 euro. Siç është bërë e ditur nga Policia, pas përfundimit të aktiviteteve policore-prokuroriale për zbulimin e veprave penale korruptive, zyrtarët e Policisë kanë paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore kundër tre personave që, duke keqpërdorur pozitën zyrtare, i…

Lexo më shumë

MISSY GOJÇAJ SJELL HITIN MË TË RI TË MALËSISË SË MADHE “KCIM MALSORÇE”

Malësia e Madhe ka një këngë të re për të të dëgjuar dhe shijuar! Artisja e re me origjinë nga Hoti i kryemalëve, Missy Gojçaj, e lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vjen fuqishëm në skenë me një projekt që po bën bujë: “Kcim Malsorçe”, kënga që po shndërrohet në hitin e ri të Malësisë. Në një bashkëpunim të shkëlqyer me regjisorin dhe tekstshkruesin Pal Qarraj, Missy sjell një energji të pastër artistike, duke e ngritur edhe më lart traditën e këngës, veshjes dhe shpirtit malësor. Ajo është një…

Lexo më shumë

Modernizim i madh ushtarak: Shqipëria blen artileri dhe dronë izraelitë, nis edhe prodhimin vendas

Shqipëria do të forcojë fuqinë e saj ushtarake dhe prodhimin vendas të armatimit përmes një marrëveshjeje të re me firmën izraelite të mbrojtjes, Elbit Systems.  Sipas marrëveshjes, Elbit do të furnizojë Shqipërinë me topa obuz 155 mm të montuar në kamion (model ATMOS 155mm/52 caliber truck‑mounted howitzer), mortaja 120 mm (model SPEAR 120mm mortar), dhe dy lloje dronësh taktike: Magni‑X dhe Thor.  Në fazën fillestare pritet dorëzimi i 10 dronëve. Më pas, Elbit do të ndihmojë Shqipërinë të vendosë linja prodhimi në veri të vendit, për prodhim e montim pajisjesh…

Lexo më shumë

KKSH ~ Gëzuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë!

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi u uron të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen — brenda dhe jashtë atdheut — Gëzuar Ditën e Flamurit dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë! Gjuha shqipe, flamuri ynë kombëtar dhe atdheu ynë i përbashkët janë themelet e identitetit tonë. Përmes tyre, bota na njeh e na respekton si një komb me histori të lavdishme, me kulturë të pasur dhe me vlera të rralla. Le t’i ruajmë dhe t’i trashëgojmë me kujdes këto thesare të shenjta brez pas brezi, si pjesë të pandashme…

Lexo më shumë