NGA “MANIFESTIMI LETRAR E SHKENCOR- VUTHAJ 2023” I MBAJTUR ME 31 KORRIK

Motra dhe vëllezër të nderuar,

Zonja e zotërinj,

Kur më është besuar ta them një fjalë të shkurtër rasti për Qerim Kelmendin,  DHE ATLANTIKASIT E KËSAJ TREVE, gjëja e parë që më kishte preokupuar ishte: si mund të flas shkurtë për personat e përmasave kombëtare, çfarë ISHIN ATA ? Megjithatë, duke ditur se ata nuk kanë nevojë për fjalë të shumta, se për ta flet historia, isha pajtuar.

Para se të vazhdoj më tutje,  po i citoj vetëm dy fjali të betimit të ushtarëve të UÇK-së, pra edhe të ushtarëve vullnetarë të Batalionit Atlantiku.

                       ‘’ Unë ushtari i UÇK-së, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre…Nëse e shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës e, nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im…’’

                              E citova këtë pjesë për të treguar se kishte djem e vajza që i ishin betuar vetës   shumë më herët  se jetën do t’ ia kushtojnë çlirimit të Atdheut. Njëri prej këtyre djemve ishte edhe Qerim Kelmendi, i njohur me emrin e luftës Dema e më pas edhe me emrin Shpirtmadhi.

              Këtij betimi ai do t’ i përmbahet që në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare. Më 1 e 2 prill të vitit 1981,  së bashku me disa shokë të tij, në rrugën kryesore Prishtinë – Pejë, do të shkruajnë parullën ‘’Kosova Republikë’’.  Në atë kohë, edhe një parullë e tillë e vetme alarmonte e ngrëntë ë këmbë gjithë strukturat policore, ashtu siç i ngrënin vite më parë  dy shkronjat ‘’EH!’’

Për këtë veprim, Qerimin do ta arrestojnë  dhe  përballet për herë të parë me mizorinë policore, por s’ do të heqë dorë nga rruga që kishte zgjedhur. Ky qëndrim i tij, nuk ishte i rastit. Ai ishte lindur e rritur në një familje të madhe me shumë anëtarë mirë të organizuar, karakteristikë kjo e shumë familjeve shqiptare.  Kur e them këtë kam parasysh faktin se Lëvizjen kombëtare çlirimtare e, më pas, edhe Luftën çlirimtare nuk e çuan përpara vetëm luftëtarët e veprimtarët e drejtpërdrejt të tyre, por rol  vendimtar kishin edhe angazhimi i gjithë anëtarëve të familjeve të tyre, pa ndihmën dhe sakrificën e të cilëve, as Lëvizja kombëtare e as Lufta e Ushtrisë Çlirimtare, nuk do të ishte e suksesshme. E tillë ishte familja emërndritur Jashari nga Prekazi, Malaj nga Gjilani, Haradinaj nga Gllogjani, Fazliu nga Besiana, familja Kelmendi e Qerimit, familja Braha nga Prizreni, e shumë e shumë familje tjera.

Shtoj se këto  familje  lindnin e rrisnin shumë fëmijë. Shkalla e lartë e lindshmërisë ishte faktor vendimtar në shtimin e epërsisë numerike të popullsisë shqiptare, krahasuar me atë të pushtuesve sllavë. Prindi i Qerimit i kishte 11 djem e vajza. Dhe, kur janë shumë ka gjasa që ndonjëri prej tyre të bëhet figurë kombëtare siç u bë edhe Qerimi. Këtë po ua theksoj veçmas të rinjve e të rejave që ende s’ janë martuar por edhe atyre që janë me një apo dy fëmijë. Kur kemi shumë fëmijë gjasat për t’ u bërë figura përmasash kombëtare, janë të mëdha. Edhe Noli  ynë i kishte 12 vëllezër e motra.        

 Familja e Haxhë Vuthit, siç e quanin e që e kishte për nder ta quanin ashtu, dekada më parë kishte qenë e detyruar të shpërngulej nga Vuthajt, duke ruajtur thellë në kujtesë bëmat e shqiptarëve, veçmas atë të betejës së Nokshiqit, por edhe për  krimet e renda gjenocide që do të bëjnë pushtuesit serbë e malazezë në vitin 1912 e 1913, në shenjë hakmarrje për disfatën që kishin pësuar në atë betejë. Këto rrëfime do të kenë ndikim të veçantë në edukimin atdhetar të Qerimit . Në formimin e shpirtit luftarak të tij  do të ketë ndikim edhe veprimtaria e pandërprerë e organizatave atdhetare klandestine, për të cilat edhe u fol, e në të cilat bënte pjesë edhe Muhameti, djali i axhës, edhe vëllai i Qerimit, Ibrahimi, i cili do të detyrohet të arratiset në Gjermani ku do ta vazhdojë veprimtarinë e tij  në organizimin e bashkimin e grupeve të atdhetarëve, në protesta e, veçmas në themelimin e grumbullimin e mjeteve për Fondit ‘’Vendlindja Thërret’’.   

Në vitin 1988 e 1989, si student, Qerimi do të merr pjesë në demonstratat e studentëve, me ç’ rast edhe do ta arrestojnë  bashkë me vëllain Zenelin dhe Dautin. Nuk mund e të mos e përmendi edhe qëndrimin e nënës së tyre, Nokës, dhe reagimin e saj kur kishte shkuar në polici dhe i kishte pyetur pse po ia arrestojnë e torturojnë fëmijët. Kur ata i kishin thënë së fëmijët e saj po veprojnë kundër tyre  dhe  për shkatërrimin e Jugosllavisë, ajo u ishte përgjigjur: Për fëmijët e mi mos kini dert, veç ju shpëtojeni Jugosllavinë. Ky reagim i saj ishte pezmi e urrejtja  për vdekje  e mijëra e mijëra nënave shqiptare kundër atyre që ishin vënë në shërbimit të pushtuesve.  

Pas vuajtjes së dënimit me burg, ku kishte përjetuar tortura të renda disa muaj me radhë, Qerimi do të dalë edhe më i vendosur. Së bashku me shokët e idealit,  do të formojë njësitin gueril dhe planifikojnë të kalojnë në aksione të armatosura. Për të siguruar armë, ata do të shkojnë disa herë në Tiranë me ç’ rast do të njihet me Adem Jasharin, Rexhep Selimin, Mujë Krasniqin, Zahir Pajazitin, vëllezërit Hradinaj, Kadri Veselin, e të tjerë. Njohja me ta, me idetë dhe planet e tyre, do t’ ia shtojë besimin se vetëm me aksione të armatosura do të  çlirohet Kosova.  Gjatë sulmit gueril kundër stacionit të policisë serbe në Çollopek të Pejës, më 26 qershor të vitit 1996, në të cilin marrin pjesë edhe Adrian Krasniqi, Besnik Dreshaj dhe Alban Ymer Neziri,  Qerimi  do të plagoset duke u bërë kështu ushtari i parë i plagosur i UÇK-së.   Pasi shërohet në Tiranë,  ku e kishte dërguar Zahir Pajaziti  me shokë, tani me përvojë që po fitonte në sulmet guerile, ai do t’ i kushtohet luftës për liri edhe më me vendosmëri e përkushtim. Këtë përkushtim të tij, por edhe të vëllait të tij, Osmanit, e kisha parë edhe vetë gjatë vizitës që ua kisha bërë  atë kohë në Tiranë.

Vrasja nga policia serbe e Zahir Pjazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, në një pusi në Pestovë të Vushtrrisë, më 31 janar 1997 do të jetë  motiv shtesë për vazhdimin e aksioneve të armatosura. Kështu, më 16 tetor të vitit 1997,  Qerimi së bashku me Adrian Krasniqin, Ilir Konushevcin e Mujë Krasniqin , tani që të tre heronj të kombit, do ta sulmojnë stacionin tjetër famëkeq  të policisë serbe në Kliçinë. Në këtë sulm do të bie  Adrian Krasniqi. Ishte kjo humbje e madhe për Qerimin dhe gjithë  UÇK-në, lufta e së cilës tanimë s’ kishin të ndalur.

Veprimtaria atdhetare e Qerimit që në moshë të re, organizimi i hershëm në formacione guerile dhe aksionet e njëpasnjëshme të kryera kundër forcave pushtuese serbe deri me përzënien e tyre nga Kosova, janë vepra që karakterizojnë heroin e vërtetë dhe të denjë kombëtar, çfarë ishte edhe Qerim Kelmendi.

Mjerisht, një dorë  kriminale e tinëzare , në pritën e pasmesnatës së 27 shkurtit të vitit 2020 , do t’ ia shuajnë jetën fizike duke e djegur edhe trupin e tij ende pa  ndërruar jetë, veprim ky çfarë nuk ishte veçanti e traditës shqiptare, gjë që tregon se dorë e kujt ishte.  

Lavdi jetës dhe veprës së tij dhe të gjithë heronjve të rënë për lirinë e Atdheut.

                                                       II   

Jehona e pushkëve të djemve e vajzave, që   godisnin pushtuesit serbë kudo nëpër Kosovë, dalja publike e UÇK-së më 28 nëntor 1997 dhe epopeja e luftës së familjes Jashari, më  5, 6 e 7 marsit të vitit 1998 në Prekaz, epope  kjo e cila lartësoi historinë tonë  të luftës për liri, ku kishin rënë 56 anëtarë të kësaj familjeje emërndritur, do të trokasë fuqishëm në ndërgjegjen e shqiptarëve kudo që ishin, pra edhe në ndërgjegjen e bashkatdhetarëve tanë në SHBA, Evropë dhe shtete tjera.

 Të ndërgjegjshëm për rolin që duhej të kishin  në një periudhë vendimtare për atdheun, kur rrezikohej qenia jonë kombëtare, jo vetëm në Kosovë, bashkatdhetarët tanë në SHBA: Cenë Haxhaj, Haxhë Balidemaj, Ismet Dedushaj, Demë Hasangjekaj, Sadri Mehaj, Kujtim Goçaj, Imer Kukaj, Hysen  Bruçaj, Milot e Arbër Buçaj, Brahim Selimaj dhe Xhemë Goçaj,  do t’i përgjigjen thirrjes ’’Vendlindja thërret- Atdheu në  rrezik’’!, do të mobilizohen e organizohen në formacione ushtarake sipas udhëzimeve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe me pajisjet e duhura, të blera me para të vetat, për të mos e shpenzuar Fondin ‘’Vendlindja Thërret’’!, do të vijnë në atdhe, do t’ u bashkohen radhëve të UÇK-së në frontin e luftës ku do të shquhen veçmas në aksionin  ‘’Shigjeta’’ në Pashtrik e Koshare , të cilin do ta drejtojë edhe ushtaraku me prejardhje nga ky truall, Rrustem Berisha dhe eprorë tjerë ushtarakë shqiptarë.

Vlen të theksohet, se për ndërgjegjësimin e  atlantikasve, por edh të shqiptarëve brenda dhe jashtë Atdheut, ndikim të pazëvendësueshëm do të kenë  edhe shkrimet publicistike, shkencore e letrare edhe të profesorit tonë të nderuar, Rexhep Qosjes.

Ardhja e tyre si formacion ushtarak i organizuar, ishte bërë në pajtim me institucionet përkatëse të SHBA-vë, gjë që  dëshmonte se ato  po e vlerësonin vendosmërinë e luftëtarëve për lirie por edhe luftën e UÇK-së si luftë të drejtë çlirimtare.  Ndihma e SHBA-ve , përkatësisht, intervenimi i NATO-së kundër forcave pushtuese serbe pati rol të pamohueshëm, për çka populli shqiptar do t’ u jetë përjetësisht mirënjohës, por gjithherë parasysh duhet pasur faktin se për lirinë e Kosovës gjakun e kanë derdhur dhe e derdhen shqiptarët brez pas brezi.

Pjesëtarët e këtij formacioni ushtarak, të cilin do ta quajnë Batalioni i Atlantikut, ishin nga shumë anë të atdheut tonë, pra edhe nga Plava e Gucia, ashtu siç shin edhe pjesëtarët e UÇK-së.   Kjo përbërje i jepte luftës së UÇK-së karakter mbarëkombëtar.

Gatishmëria për t’ i dalë zot atdheut dhe entuziazmi që shpërfaqnin atlantikasit me atë rast, ishte shprehje e besimit në fitoren e lirisë. Ky besim kishte rëndësi të veçantë sidomos në kohën kur nuk ishin të paktë  zërat e atyre që ishin kundër luftës e s’ i ndalnin as atëherë  kur krimet serbe po merrnin përmasa gjenocide. Ata që ngrënin zërin kundër luftës,    nuk ishin të pavetëdijshëm për çfarë ndodhte me Kosovën, por u mungonte ndërgjegjja, morali, që e bën njeriun të dinjtetshëm.

Për këtë arsye atlantikasit   do t’ i lënë familjet, ndonjëri edhe bashkëshorten e sëmurë siç ishte rasti i Ismet Dedushajt, do t’ i lënë bizneset , punën dhe studimet dhe do të vijnë e bëhen krah luftës për liri.

Shumica e tyre ishin të rinj, por ndonjë ishte i shtyrë në moshë. I tillë ishte Hysen Alia Bruçaj, i cili ishte  arsyetuar se nuk do të ketë më rast tjetër të luftojë për lirinë e atdheut.

 Vlen të theksohen edhe ndihmat financiare të bashkëvendësve tanë për fondin ‘’ Vendlindja thërret’’ , veçmas kontributi i Bruno Selimajt dhe i Naim Çelajt, por edhe  i të tjerëve, të cilët  dëshironin të mos u përmenden emrat duke konsideruar se me to po kryenin vetëm një obligim fare të vogël moral ndaj Atdheut.    

Mjerisht, ata që ishin kundër luftës së UÇK-së, sepse ua prishte rehatinë çfarë e kishin dhe e shijonin edhe gjatë kohës së luftës në Kosovë, me qëllim që ta arsyetojnë qëndrimin e  tyre të mjerë, e që ishte në anën e kundërt të historisë, edhe sot vazhdojnë t’ i mohojnë  vlerat e luftës së UÇK-së , gjë që shkon në favor  të qeverisë e Beogradit të drejtuar nga pasuesit besnikë të Mllosheviqit, të cilët assesi nuk heqin dorë nga ideja e realizimit të projekteve të ASHAS-së dhe të KOS-it, për zhbërjen e shqiptarëve, por  shkon edhe  në favor të faktorëve ndërkombëtarë që vazhdojnë ta mbështetin qeverinë serbe duke synuar që çështjen e raporteve mes Kosovës e Serbisë ta zgjidhin me një marrëveshje kompromisi, siç e quajnë ata, që përfillë trajtimin e njëjtë të Serbisë agresore dhe të luftëtarëve  që ka luftuar për ta shpëtuar popullin nga gjenocidi serb.  Kjo u pa shumë herë që nga përzënia e forcave serbe nga Kosova e, veçmas, me arrestimin  e drejtuesve të luftës së UÇK-së,  Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit , Rexhep Selimit dhe luftëtarve tjerë për liri,   akuzimin e tyre për krime lufte, por edhe me sanksionet e fundit  ndaj Kosovës për masat që ka marrë  Qeveria e saj  për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të sovranitetit të  vendit. Zgjidhja e propozuar prej faktorëve vendimmarrës që e trajtojnë Kosovën si të mos ishte shtet i pavarur, është jo vetëm e padrejtë, por edhe turpshme. Nuk trajtohet krimineli njësoj si luftëtari i lirisë.  

 I theksova këtë për të mohuar  thënien, që përdoret aq shpesh edhe nga njerëz të dijes, se :  historia përsëritet. Jo, historia nuk përsëritet, por përsëriten çështje që nuk zgjidhën drejt. Çështja e Kosovës, e që nënkupton   çështjen shqiptare, ende është larg për t’ zgjidhur drejt.  Për këtë arsye qëndrimi ynë individual e kolektiv ndaj çështjes sonë kombëtare, ende të pazgjidhur, është obligim moral dhe atdhetar, individual e kolektiv.  Mund ta marrim me mend se kur sovraniteti na mohohet  ndonëse kemi luftuar e derdhur gjak, çfarë do të ndodhte me ne sikur mos të ishin djemtë e vajzat e UÇK-së.  Për kontributin e këtyre djemve e vajzave jo vetëm për çlirimin e Kosovës, por edhe për ruajtjen e dinjitetit tonë në botë,   profesor Qosja është shprehur sa e  sa herë : Po të mos ishte rinia jonë studentore e shkollore, që vunë jetën e tyre në shërbim të lirisë sonë,  e që më vonë i rrokën edhe armët për ta çliruar Atdheun, siç vepruan edhe djemtë e vajzat e këtij trualli, do të quheshim popull pa dinjitet historik e kjo do të thotë, edhe pa qellim historik. Dhe s’ ke si të mos pyesësh:

Po të mos  ishte lufta e UÇK-së, me çka do të dëshmonim se e meritojmë lirinë. E, se çka do të ndodhte me ne po të ishim nënshtruar si popull, më së  e dëshmon  rasti i Vojvodinës, por edhe i Sanxhakut, pa përmendur popuj tjerë.

Edhe njëherë : Lavdi  e përjetshme gjithë të rënëve për Atdhe, lavdi edhe veprës së gjithë atyre që kontribuuan aq shumë për lirinë e atdheut siç ishin edhe atlantikasit tanë që ia shtuan lavdinë këtij trualli, po edhe vetë hynë në histori!

                                                      III

Arbenita

Të nderit anëtarë të familjes së heroit Rexhep Mala, të heroit Qerim Kelmendi dhe anëtarë të familjeve të të  gjithë të rënëve për Atdhe,

Të nderuarit invalidë, veteranë, atlantikas, pjesëmarrës në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ju familjarë të tyre,

Të nderuarit deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, zotëri Gani Krasniqi dhe Hydajet Hyseni,

I nderuari kryetar i shoqërisë Lëvizja, zotëri Xhevat Bislimi,

Të nderuarit veprimtarë të organizatave atdhetare çlirimtare,

Të nderuarit bashkatdhetarë  ngado që jeni dhe ju të ardhur nga mërgimi ,

Zonja e zotërinj të nderuar,

Mirë se keni ardhur në manifestimin letrar e shkencor Vuthaj -2023!

Tani  ju ftoj të ngrehemi në këmbë dhe  të nderojmë të  gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Ar: Lavdi e përjetshme jetës e veprës së tyre!

Para se të fillojmë e ftoj zotëri Hasan Malën, vëllain e pjesëtarit të grupit të parë gueril  të luftës së UÇK-së  ta përshëndet këtë manifestim.

Ar: Ju faleminderit zotëri Hasan!

Në emër të pjesëtarëve të  të Batalionit Atlantiku, që janë nga treva e Plavës e Gucisë,  do t’ ju përshëndet Cenë Haxha.

Ar: faleminderit Cenë!

     +

Ar: Tani e ftoj zotëri Hydajet Hysenin për t’ na folur për veprimtarinë e Grupit Revolucionar të Kosovës.

Ar: Radhën e ka kryetari i shoqërisë Lëvizja. Urdhëroni zotëri Xhevat Gjini.

Ar: Për ta plotësuar programin e këtij manifestimi, ftoj recensuesin e librit ‘’ Shtegtime nëpër Atdhe’’, ku flitet edhe për fshatin tonë Vuthaj.

Ar: E ftojmë edhe autorin e librit që përuruam me këtë rast, i cili gjatë Luftës së UÇK-së

 ishte bashkë redaktor i emisionit të radios JU FLET KOSOVA E LIRË që përhapte zërin e të vërtetës për luftën tonë çlirimtare.

Ar: Urdhëroni zotëri Beart Luzha

                             II

Ar: Tani radhën e kanë Shaban Hasangjekaj, i cili do t’ na lexojë tekstin për jetën e veprën e Rexhep Galit Balidemaj e, më  pas fjalën do ta ketë Fadil Ulaj, i cili po ashtu do t’ na flasë për jetën dhe veprën e Ajshe Gjonbalaj . Në fund të këtij manifestimi  Rexhepit dhe Ajshes do t ‘ u jepet Mirënjohje nga shoqëria Lëvizja.

  Arbenita: Urdhëro zotëri Shaban.

 Abenita: Urdëro profesor Fadil.

Ar:               Tubimin do ta përfundojmë me aktin shumë domethënës për ne- me aktin e zbulimit të portretit të heroit Qerim Kelmendi dhe pjesëtarëve të Batalionit Atlantiku, që kanë marrë pjesë në operacionin Shigjeta në Pashtrik e Koshare, por më parë do të dëgjojmë fjalë rasti nga ….                         

                                                             III

Dhënia e mirënjohjeve dhe zbulimi i portretit

              Ar:    E ftoj …..  ta marrë Mirënjohjen, dedikuar Rexhep Galit. Atë do t’ ia jep….

                     Ar:  Ajshe Gjenbalajt, mirënjohjen do t’ ia jep bashkëuajtësja e saj në burgje jugosllave,  zonja Dinore Curri, e cila ka qenë pjesëmarrëse edhe në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ar: Urdhëro zonja Curri

Për zbulimin e portretit të Qerim Kelmendit dhe të atlantikasve të kësaj ane,  e ftojmë së pari Erën,  vajzën e Qerimit,….   

 Ar: Të nderuarit pjesëmarrës, me kaq e përfundojmë këtë manifestim. Mirupafshim në manifestimet e radhës!  

                            5-vjetori i Manifestimit  letrar e shkencor – Vuthaj 2023, që u mbajt në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj më 31 korrik 2023, iu kushtua 50- vjetorit të themelimit të Grupit Revolucionar të Kosovës ( GRK), 40- vjetorit të bashkimit të organizatave atdhetare çlirimtare.  Dimension  të veçantë përmbajtjes së këtij manifestimi i dha vendosja e portretit të heroit Qerim Kelmendi dhe e pjesëtarëve të Batalionit Atlantiku që janë nga treva e Plavës dhe Gucisë, dhënia e Mirënjohjeve nga shoqëria Lëvizja, Rexhep Balidemajt dhe Ajshe Gjonbalajt dhe përurimi i librit Shtegtime nëpër Atdhe, i autorit Berat Luzha.

 Në  praninë e pjesëmarrësve të shumtë vendas, të ardhurve nga shumë vise të Kosovës dhe nga mërgimi, në mesin e të cilëve ishin edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Gani Krasniqi e Hydajet Hyseni, ish- zëvendëskryeministri dhe luftëtari i Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare,z. Sadullah Duraku, nga Kumanova , veteranë dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të organizatave atdhetare çlirimtare,  manifestimin e hapi dhe drejtoi arsimtarja e dalluar e shkollës shqipe në Guci, zsh. Arbenita Vukaj.

 Pas fjalëve të mirëseardhjes dhe nderimit të jetës e veprës së heroit Qerim Kelmendit dhe të gjithë heronjve të rënë për Atdhe, të pranishmit i përshëndeti Hasan Malaj, vëllai i heroit të kombit, Rexhep Mala, ndërsa në emër të atlantikasve të kësaj ane, i përshëndeti pjesëtari i këtij formacioni ushtarak, Cenë Haxhaj, nga Hoti.

Për veprimtarinë e Grupit Revolucionar të Kosovës foli z. Hydajet Hyseni, njëri ndër veprimtarët më aktiv të kësaj organizate. Ndër të tjera ai  theksoi  se GRK është formuar nga përfaqësues të disa grupeve të vogla të veprimtarëve në  mbledhjen e mbajtur më 3 mars 1973.  Në udhëheqjen  qendrore janë zgjedhur :  Kadri Osmani, përgjegjës i grupit, Mehmet Hajrizi, sekretar organizativ, përgjegjës për rininë, Xhafer Shatri , përgjegjës për shtypin, Binak Ulaj dhe përgjegjës për çështje materiale, Feriz Seferi. Më pas do të themelohet  Komiteti i Studentëve, të cilin e përbënin: Xhafer Shatri, udhëheqës, Jashar Aliaj, Rexhep Malaj, Hydaajet Hyseni, Ilmi Ramadani dhe Gani Sylaj. Duke pasur parasysh rolin e shtypit, GRK do ta themelojë edhe organin e vet të shtypit ‘’ Zëri i Kosovës’’, që ishte gazete e parë ilegale pas LDB-së . GRK ishte organizata klandestine më e organizuar dhe më veprimtari më jetëgjatë, e cila rezultoi me shpërthimin e demonstratave të vitit 1981, të cilat ishin preludi i formimit të UÇK-së, lufta e të cilës i kurorëzoi me sukses sakrificat e brezave që luftuan për Lirinë e Atdheut.

Z. Xhevat Gjini, kryetar i organizatës atdhetare ‘’ Lëvizja’’ foli për  veprimtarinë e organizatave atdhetare brenda dhe jashtë vendit. Veprimtaria e pandalshme e këtyre organizatave në organizimin e protestave, sigurimin e mjeteve dhe të armëve, të mjeteve financiare, të shtypit e literaturës së nevojshme e, veçmas,  bashkimi i tyre në një organizatë të vetme e cila, më vonë, do ta marrë emrin ‘’ Lëvizja’’ do t’ i ngre në këmbë gjithë strukturat e UDB-së të cilat, në atentatin e  të planifikuar, më 17 janar 1982,  në Gjermani, do të vrasin tre prej  veprimtarëve më të përkushtuar të këtij bashkimi, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Ndonëse ishte kjo një goditje e rëndë, Lëvizja Kombëtare Çlirimtare nuk e ndali veprimtarinë e saj deri me formimin e UÇK-së dhe zhvillimin e luftës çlirimtare të saj.     

Për librin  ‘’ Shtegtime  nëpër Atdhe’’, të autorit Berat Luzha, pjesëmarrës në luftë dhe udhëheqës i Drejtorisë për Informim Publik në kuadër të SHP të UÇK-së,   foli veprimtari i çështjes kombëtare, Bejtulla Tahiri. Duke vlerësuar lart këtë vepër ai theksoi se autori i saj është prirë nga parimi ‘’ Njihe Atdheun që ta duash më shumë’’!

Për Rexhep  Balidemajn dhe Ajshe Gjonbalajn, të cilëve Shoqëria ‘’ Lëvizja’’ u dha mirënjohje, kanë folur Shaban Hasangjekaj dhe Fadil Ulaj.

Gazetari i dalluar dhe publicisti Shaban Hasangjekaj,   tha se Rexhepi Gali ishte burgosur që kur ishte i ri. Ndonëse e dinte së nëpër çfarë torturash do të kalonte,  veprimtaria e tij atdhetare s’ kishte të ndalur. Ai do të burgoset e dënohet katër herë radhazi.  Këtu edhe qëndron madhështia e karakterit të tij .

 Duke folur për jetën dhe veprimtarinë klandestine  të Ajshe Gjonbalajt, profesori i gjuhës dhe i letërsisë, Fadil Ulaj, tha se ajo është vajza e ilegales që është dënuar me më së shumti  burg të rëndë, me trembëdhjetë vjet. Ai shtoi se torturat për të cilat ka treguar ajo, jo vetëm nga hetuesit e gardianet, por edhe nga të burgosurat për krime ordinere, që s’ e kanë lënë me muaj e muaj të bëjë një sy gjumë rehat, janë rrëqethëse. Përkundër të gjithave, fatbardhësisht, ajo është sot në mesin tonë dhe është mirë.

Për jetën dhe veprimtarinë klandestine dhe luftarake të heroit të kombit, Qerim Kelmendit dhe për pjesëtarët e Batalionit Atlantiku, që janë nga treva e Plavës e Gucisë, foli Binak Ulaj.

Ai tha se Qerim Kelmendi u lind në një familje e cila ishte detyruar të shpërngulet nga Vuthajt para më se një shekulli, në kohën kur mbi popullsinë shqiptare edhe të kësaj treve ushtrohej dhunë e institucionalizuar shtetërore e që kishte përmasa gjenocidi. Rrëfimet e prindërve për këto krime, por edhe veprimtaria e organizatave klandestin çlirimtare, ku bënin pjesë edhe vëllai Ibrahimi e djali i axhës, Muhameti,  do të ndikojnë në formimin e shpirtit luftarak të Qerimit. Që në moshë të re ai e kishte kuptuar mirë mësimin e historisë : Se liria nuk fitohet pa luftë, se atë askush nuk ta falë. Duke i mbetur besnik kësaj ideje, së bashku me shokët e idealit do të formojë grupin gueril, që bënte pjesë ndër grupet e para guerile të UÇK-së , i cili do të kryejë  aksione kundër stacioneve të policisë serbe. Qerimi do të jetë ushtari i parë i plagosur i UÇK-së, por veprimtarinë e tij nuk do ta ndalë deri me përzënien e forca pushtuese serbe nga Kosova.

Mjerisht, pas mesnatës së 27 shkurtit, në një pritë të organizuar,   kriminelët do ta ekzekutojë me breshëri plumbash dhe kallin trupin e tij , çka s’ ka qenë kurrë në traditën e shqiptarëve, gjë që flet se dorë e kujt ishin vrasësit .

Duke folur për atlantikasit e kësaj treve, Ulaj theksoi se tek ata kishte jehuar fuqishëm zëri i pushkëve të djemve e vajzave të UÇK-së që po godisnin armikun kudo nëpër Kosovë e,  veçmas jehona e epopesë dhe sakrificës së familjes Jashari, më 5,6 e 7 mars 1998, në Prekaz. Të ndërgjegjshëm për rolin që duhej të kishin në një periudhë vendimtare për atdheun, kur po rrezikohej qenia jonë kombëtare, jo vetëm në Kosovë, bashkatdhetarët tanë në SHBA: Cenë Haxhaj, Haxhë Balidemaj, Ismet Dedushaj, Demë Hasangjekaj, Sadri Mehaj, Kujtim e Xhemë Goçaj, Imer Kukaj, Hysen Bruçaj, Milot e Arbër Buçaj dhe Brahim Selimaj  do t’ i përgjigjen thirrjes ’’ Vendlindja thërret- Atdheu në rrezik’’, do të organizohen në formacion ushtarak dhe, me pajisjet që i kishin blerë me paratë e veta, do të vijnë në atdhe, do t’ u bashkohen radhëve të UÇK-së dhe marrin pjesë drejtpërsëdrejti në luftën heroike të saj. Ardhja e tyre për t’ i dalë zot atdheut, ishte shprehje e besimit në fitore dhe dëshmi e ndërgjegjes atdhedashëse.

Ulaj përmendi edhe ndihmat financiare të bashkëvendësve tanë për fondin ‘’ Vendlindja thërret’’ veçmas kontributin e Bruno Selimajt dhe të Naim Çelaj dhe e të tjerëve, të cilët duke vlerësuar se me ndihma financiare po e kryenin vetëm një obligim të vogël moral, nuk donin t’ u përmendej emri.

Mjerisht, vazhdoi Ulaj, ata që ishin në anën e kundërt të historisë, edhe sot vazhdojnë t’ i mohojnë vlerat e luftës së UÇK-së, gjë që i shkon për shtat qeverisë së Beogradit  dhe faktorëve ndërkombëtarë, të cilët vazhdojnë ta përkrahin atë, me qëllim që çështjen e raporteve  mes Kosovës e Serbisë ta zgjidhin me një marrëveshje kompromisi, siç e quajnë ata, e që ka për bazë trajtimin e njëjtë të Serbisë agresore  dhe Kosovës që ka luftuar për të shpëtuar nga gjenocidi.     Dëshmi për këtë është arrestimi i drejtuesve të luftës së UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe luftëtarëve tjerë, dhe akuzimi i tyre për krime lufte.  Në vazhdim Ulaj tha se thënia ‘’ historia përsëritet’’ është e gabuar. Historia nuk përsëritet, por përsëritet çështja që s’ është zgjidhur drejt. Për këtë  arsye qëndrimi ynë i drejtë, individual e kolektiv, ndaj vlerave të luftës së  UÇK-së si çështje gjithëkombëtare, është obligim moral e atdhetar. Mund ta merrni me mend, shtoi Ulaj, çfarë do të ndodhte me ne kur na mohohet sovraniteti, shembull për këtë është ndëshkimi i Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare, për atë se  qeveria e saj ka marrë masa për shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e saj, ndonëse kemi luftuar e derdhur gjak, çfarë do të ndodhte me ne sikur të mos ishte Lufta e UÇK-së. E, se çka do të ndodhte me ne sikur të ndodhte të nënshtroheshim si popull, më se miri e dëshmon  rasti i Vojvodinës dhe i Sanxhakut.  

Në mbyllje të manifestimit, në emër të familjes Kelmendi, pjesëmarrësve iu drejtua me një fjalë rasti, Zenel Kelmendi.