Sot bëhen 29 vjet nga vdekja e shkrimtarit dhe albanologut shqiptar, Martin Camaj në Munih. Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45-vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë te proza. Martini u lind në Dushman të Dukagjinit më 13 korrik 1927 në vendin e quajtur Telumë. Datëlindja 1925 duket të jetë një…
Lexo më shumëLajm mortor nga familja Balidemaj
Me dhimbje të thellë njoftojmë farefisin, miqtë dhe dashamir se sot në Prishtinë në moshën 87 vjeçare, humbi betejën me Covid 19,babai ynë i dashur, Isuf Balia Balidemaj. Të pikëlluar familja Balidemaj! Për kohën dhe vëndin e varrimit do të njoftoheni!
Lexo më shumëDriton Kuka reagon ashpër ndaj institucioneve
Trajneri më i suksesshëm shqiptar, Driton Kuka, është parë i zhgënjyer me qasje e institucioneve karshi federatave, duke thënë financimi për Federatat Sportive të rregullohet sa më parë. Kuka ka bërë të ditur se Federata Sportive ende nuk kanë marrë asnjë financim nga MKRS. Përmes një reagimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, 49-vjeçari ka kërkuar që të gjendet forma e duhur që do t’i mundësonte sportit të funksiononte pa pengesa. Reagimi nga Driton Kuka: “Federatat Sportive po hyjnë në fundin e 3 mujorshit të parë dhe ende në…
Lexo më shumëHAJNIA: Hajni, kur ska çka vjedh, vjedhë shtëpinë e vet
Nga: Naim Balidemaj Pasi, plaçkitën çka munden e çka nuk munden për 22 vjet në Kosovë, LDK, PDK dhe AAK, filluan vjedhjen mes vetes. Vjedhjen e votave brenda subjekteve të veta, vetëm e vetëm për tu bërë “deputet”. Këtë e bëri hiç më shumë e hiç më pak se Ministresha e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla e AAK-së së Ramushit. Sa e kapur është Qeveria e ardhur me vjedhje, e dëshmon ky rast, në vazhdën e shumë e shumë rasteve tjera. Tërë ky “fenomen” tashmë i njohur në Kosovë,…
Lexo më shumëSi jetonin shqiptarët e Anës së Malit në vitin 1974 (video-Dokumentar)
Radio televizioni i Kosovës mbrëmë ka rishfaqur një emision, reportazh nga viti 1974 inçizuar në Anë të Malit. Ky reportazh jep një pasqyrë me pamje të rralla të kohës dhe dëshmi për kushte të rënda me të cilët përballeshin shqiptarët e kësaj zone. Sherbela, një bimë mjekësore e njohur për shije të idhët në fakt ishte bërë buke dhe mjaltë për këta banorë. Kjo bimë mjekësore ishte burim jetese dhe mundësi shkollimi për të rinjtë anamalas, në këtë mënyrë e prezanton moderatorja këtë emision. Më poshtë mund ta shikoni në…
Lexo më shumë