Konsorciumi i njohur i kompanive Eni-Novatek, do të fillojë kërkimin e parë të naftës në Mal të Zi brenda pak ditësh, njoftoi Ministri i Investimeve Kapitale Mladen Bojaniq. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Investimeve Kapitale, Marko Perunoviq, tha se fillimi i shpimit eksplorues ishte planifikuar për 25 mars dhe se pritet të gjendet një depozitë mjaft e madhe e naftës. “Ne presim që Mali i Zi të marrë përfitime të konsiderueshme nga ajo punë dhe se kjo do të jetë një nga gjërat kryesore që do ta bëjë Malin…
Lexo më shumëBllokohen rrugët drejtë Plavë Gucisë nga serbët që po manifestojnë për zgjedhjet në Nikshiq (video)
Bllokohen rrugët nga serbët që po manifestojnë për zgjedhjet në Nikshiq (video) Qindra përkrahës të të ashtuquajturit Fronti demokratik kanë bllokuar sonte rrugët në Murinë, Andrijevicë dhe Beranë. Është skandaloze se si organet policore tolerojnë bllokimin e rrugëve magjistrale nga këto falanga serbe, në këtë formë duke rritur shqetësimin dhe çrregulluar qarkullimin e banoreve te Plave Gucisë dhe duke sjellur ne kujtesë mentalitetin i mitingasheve të kohës se Millosheviqit. Nder brohoritjet e këtyre falangave u dëgjua edhe brohoritja “ Milo Shiptare” etj etj Zgjedhjet në Nikshiq mbahen ditën e Diele…
Lexo më shumëParalajmëron Duda Balje: Më 25 mars, Albin Kurtin do ta votoj me dy duart për kryeministër të Kosovës
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit Boshnjak, Duda Balje, ka thënë se Kosova pas 13 vitesh pavarësie është në rrugë të mbarë të integrimeve. Ajo ka thënë për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, se pas fitores së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, Kosova po ecën në rrugë të sigurt drejt familjes së madhe evropiane. Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Adriana Hoxhiq e paraqitur kundër vendimit plotësues të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. “Ne kemi luftuar deri në fund, por falë…
Lexo më shumëPjesmarrje e madhe në varrimin ish kryetarit të Partisë Boshnjake, Rafet Husoviq
Ish kryetari i Partisë Boshnjake (BS) dhe ish zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, Rafet Husoviq, u varros dje në Rozhajë në prani të një numri të madh të besimtarëve. Sipas mediave lokale, përveç anëtarëve më të ngushtë të familjes dhe të afërmve të shumtë, në funeral morën pjesë zyrtarë nga Republika e Turqisë, përfaqësues të partive politike dhe personalitete të tjera. Procesi i varrimit u drejtua nga Reisi i Bashkësisë Islame të Malin e Zi, Rifat Efendi Fejziq.Pamjet e siguruara nga RTV i Rozhajës tregojnë se tubimi ishte masiv…
Lexo më shumëLETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS JOSEPH BIDEN
Marrëveshja e normalizimit midis Kosovës dheSerbisë e përqendruar në njohjen reciproke mund tëarrihet vetëm me angazhimin e plotë të SHBA-ve Nga MA. AGIM ALIÇKAJ * I nderuari Zoti President Biden, Unë do të doja të adresoja një çështje të rëndësishme tëpolitikës së jashtme me të cilën jeni marrë gjatë pjesës më tëmadhe të jetës suaj politike shumë të suksesshme në Amerikë– ngjarjet tragjike pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Angazhimi dhe udhëheqja e juaj personale në ndalimin e katër luftërave të tmerrshme të shkaktuara nga shteti kriminali Serbisë, i udhëhequr nga krimineli i luftës Slobodan Milosevic, ka ndihmuar në shpëtimin e jetës së milionacivilëve të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci. Përkushtimi juaj për mbrojtjen dheruajtjen e të drejtave të njeriut, paqes dhe stabilitetit nëEvropën Juglindore është i admirueshëm. Kjo çështje ështëshumë e ndjeshme për zemrat e qindra mijëra shqiptaro-amerikanëve si unë, të cilët i kanë shpëtuar shtypjes serbe dheasaj komuniste dhe po përjetojnë ëndrrën amerikane në vendinmë të mirë të botës. Unë kurrë nuk do ta harroj fjalimin tuaj frymëzues tëmbrëmjes në New York, organizuar nga aktivistët e të drejtavetë njeriut dhe udhëheqësit e Lidhjes Qytetare ShqiptaroAmerikane, Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi më28 Prill 2002. Ju thatë : “ Derisa populli serb të shikojë veten në fytyrë, tëkuptojë se çfarë kanë bërë udhëheqësit e tyre, ata nuk do tëjenë në gjendje të heqin këtë nocion të viktimizimit, ata kurrënuk mund të shërohen nga sëmundja se ata janë të shtypuritdhe ky cikël do të vazhdojë dhe do të vazhdojë…” Fatëkeqësisht, ata nuk i dëgjuan këshillat tuaja miqësore. Më shumë se dy dekada më vonë, Serbia nuk ka ndryshuarshumë, kështu që cikli po vazhdon. Qeveria shoviniste serbe e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, media e kontrolluar dhekisha ortodokse serbe, po manipulojnë ende me popullin serbduke promovuar urrejtje për kombet fqinje, veçanërisht përpopullin shqiptar, bazuar në gënjeshtra dhe në “të drejtathistorike” të tyre të rreme. Nacionalisti, shkrimtari dhepolitikani i njohur serb Dobrica Çosiq ka deklaruar“Gënjeshtra është virtyti më i lartë i popullit serb… Serbëtjanë shpëtuar kaq shumë herë në histori me gënjeshtra”. Serbët kurrë nuk kërkuan falje për genocidin ndajpopullit shqiptar, ata e konsiderojnë veten si viktima dhe endepo e luajnë rolin e viktimës. Populli i Kosovës është në ziedhe sot, më shumë se 1500 njerëz janë ende të zhdukur. Shumë kriminel lufte ende ecin të lirë në Serbi dhe territoretjera të kontrolluara prej tyre. Vrasësit e tre shtetasveamerikanë vëllezërve Bytyqi ende nuk janë dënuar. Serbia nuk është ndëshkuar për krimet kundër njerëzimit. Drejtësiaende nuk është vendosur. Sjelljet destruktive armiqësore serbe kundër Kosovës, janë bërë më agresive pas fitores suaj të Presidencës nëAmerikë dhe akoma më shumë pas zgjedhjes së Albin Kurtitdhe Vjosa Osmanit në Kosovë. Ata kanë frikë nga ju sepse e dinë që ju e kuptoni situatën në Ballkan më mirë se kushdotjetër, se ju qëndroni për një zgjidhje paqësore, të paanshme, të vërtetë dhe të qëndrueshme të konfliktit shqiptaro-serb, bazuar në drejtësi për të gjithë. Ata kanë frikë nga Z.Kurti dheZnj. Osmani, sepse e dinë se ata janë udhëheqës pro-perëndimorë, të pakorruptuar, të shkolluar, të aftë, tëpatrembur dhe shumë të popullarizuar. Kohët e fundit, nacionalistët serbë u janë drejtuar përndihmë aleatëve të tyre në Evropë, të cilët kanë mirëkuptimndaj qëllimeve të tyre shkatërruese, përfshirë parlamentarëracistë francezë dhe politikanë të tjerë që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian të cilët nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Njëri prej tyre është emisari i BE-së në dialogunmidis Kosovës dhe Serbisë, Z. Miroslav Lajcak. Ai i ngjan mëshumë një misionari serb se sa një ndërmjetësuesi tëpaanshëm. Ai tashmë ka treguar paragjykimin e tij kundërKosovës, duke kërkuar ndryshimin e kushtetutës së Kosovësme qëllim të krijimit të asociacionit të komunave të pastraetnike serbe dhe duke dhënë një intervistë me hartë nëprapavijë e cila e tregon Kosovën si pjesë të Serbisë. Kjoplotësisht në kundërshtim me vlerat e proklamuaraperëndimore të multietnicitetit dhe bashkëjetesës paqësore tënacionaliteteve të ndryshme. Ajo që është edhe më shqetësuese, Serbia po vazhdonme spastrimin etnik të popullit shqiptar në pjesën veriore tëKosovës dhe atë jugore të Serbisë. Kohët e fundit, presidentiserb Vuçiq ka takuar nacionalistë serbë, shovinistë dhehuliganë të udhëhequr nga Lista Srpska, duke u dhënë atyreudhëzime se si të pengojnë në një situate të re të krijuar pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë. Ata po përdorin dhunë edhendaj serbëve që nuk pajtohen me politikat e tyre si Z. NenadRasiq, djali i të cilit u rrah keq në mes të ditës ngambështetësit e Vuçiq. Znj. Rada Trajkoviq, një aktiviste serbepër të drejtat e njeriut ka deklaruar se ndihet e kërcënuar ngaVuçiq. Ekziston mundësia për më shumë dhunë të organizuarnga serbët me qëllim të destabilizimit të mëtutjeshëm tëKosovës. Politika e Bashkimit Evropian e përkëdheljes së agresorit(Serbisë) dhe e presionit mbi viktimën (Kosovën) për 22 vjet ,thjesht dhe logjikisht ka dështuar. Diplomatët perëndimorëjanë përpjekur më kot për ta larguar Serbinë nga aleanca me Rusinë dhe Kinën në kurriz të popullit shqiptar. Ky llojakomodimi i oreksit serb për grabitjen e tokave shqiptareështë kaq i gabuar. Serbët janë rrëmbyes famëkeq të tokave tëhuaja që kurrë nuk ndalen, derisa të binden se nuk ka mundësipër të grabitur më. Qeveria despotike e Putinit po i mbështetë kërkesat e tyre për një “Serbi të Madhe” e cila u shërben aspiratavehegjemoniste ruse në Evropën Jugperëndimore. Ky projekt iplanifikuar mirë është zbatuar nga serbët për më shumë se njëshekull. Është i paraparë në detaje nga politikani serb VasoÇubriloviq në librin e tij të quajtuar “Zhdukja e shqiptarëve”. Qindra mijëra civilë shqiptarë janë vrarë ose detyruar tëemigrojnë në Turqi dhe vende të tjera. Misionarët e ndryshëmantishqiptarë po përpiqen ta ngatërrojnë atë duke e krahasuarme një projekt për të ashtuquajturen “Shqipëri e Madhe” i cilinuk ekziston. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të kishte njëplan konkret dhe përpjekje të organizuar për bashkimin e tëgjitha tokave shqiptare të Serbisë Jugore ( Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Nish, Toplicë, Kurshumli dhe Sanxhak), Maqedonisë Perëndimore, Malit të Zi Jugor dhe GreqisëVeriore me Kosovën dhe Shqipërinë. …
Lexo më shumë