Më 27 shkurt 2021 në një vjetorin e vrasjes makabre të heroit të kombit shqiptar, Qerim Kelmendit, mbahet Akademi përkujtimore

Shoqëria Lëvizja dhe OVL-UÇK-së njofton bashkëmendimtarët, bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët dhe për shqiptarët pa dallim, së të shtunën, më 27 shkurt, bëhet një vit nga vrasja makabre të heroit të kombit shqiptar, Qerim Kelmendit, nga armiqtë e lirisë, pavarësisë dhe (ri)bashkimit të Shqipërisë. Prandaj, Organizatat e Luftës së UÇK – së dhe Shoqëria Lëvizja organizojnë homazhe (nderime) dhe Akademi për ta kujtuar dhe nderuar veprimtarin dhe luftëtarin e orëve të para të LPK – UÇK – së, heroin e kombit shqiptar e të Shqipërisë, “Shpirtmadhin”. Nderimi dhe kujtimi i Heroit tonë bëhet…

Lexo më shumë

Mali i Zi shtrëngon masat pasi numri i rasteve të reja me COVID-19 nuk zvogëlohet

Me masat e reja të Institutit për shëndetin publikë të shpallura sot në konferencën për gazetarët në disa komuna ndalohet organizimi i aktiviteteve rekreative në ambiente të hapura dhe të mbyllura . Masat e veçanta kufizuese të miratuara më parë për komunat Budvë dhe Tivat prej sot janë në fuqi edhe për Herceg Novin. Në komunat Podgoricë, Danillovgrad, Cetinë, Nikshiq , Ulqin , Kotorr , Tuz dhe Tivar ndalohet puna e objekteve hoteljerike , me përjashtim të mysafireve të hotelit. Ndalohet edhe organizimi i aktiviteteve rekreative në lokale të hapura…

Lexo më shumë

Prokuroria Themelore e Shtetit ngre padi penale kundër Nik Gjeloshaj

Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë do të hetojë nëse Kryetari i i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kreu veprën penale të thirrjes për rezistencë, duke deklaruar se nuk do të respektojë masat e reja për mbylljen e objekteve hotelerike në Tuz. Është formuar çështja penale në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë në lidhje me deklaratën e Kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, me qëllim të përcaktimit të bazave të dyshimit se është kryer vepra penale e thirrjes për rezistencë, deklaroi prokurori i shtetit Vukash Radonjiq. Gjeloshaj ka…

Lexo më shumë

NIK GJELOSHAJ: NE NUK DO TA LEJOJMË KËTË POSHTËRIM, VENDIMI I QEVERISË ËSHTË POLITIK, POR DO TË MARRIN PËRGJIGJE TË ASHPËR

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes llogarisë së tij në Facebook tha se ai ndoshta nuk do të pranoj masën e Qeverisë e cila mbyll objektet hotelierike në Tuz. “Tuzi është në grupin e parë të komunave si Zonë e Gjelbër! Ne nuk do të lejojmë askënd të hakmerret ndaj biznesmenëve tanë dhe komunës së Tuzit! Ne nuk do të lejojmë askënd të injorojë ekonominë tonë. Nëse dikush në Evropë ka treguar se si të reagojë në përputhje me masat, atëherë janë qytetarët e Tuzit,” ka shkruar Gjeloshaj.…

Lexo më shumë

Serbizimi i boshnjakëve dhe shqiptarëve më i pranueshëm për disa pseudo intelektualë, se sa kthimi i tyre në rrënjët e të parëve

Nga Ali Daci  Një plejadë pseudo intelektualësh nga Pazari i Ri, e frustruar nga politika serbomadhe, assesi nuk po mund të pajtohet më gjendjen reale në Sanxhak. Kjo antipati dhe anti-shqiptarizëm nuk e ka zanafillën e vet të re, por të vjetër, të zënë fill në kuzhinat e politikës diskriminuese në Beograd. Servimi dhe distribuimi i politikës antishqiptare në Sanxhak, fatkeqësisht ka gjetë klientelën e vet tek një numër jo i vogël profesorësh boshnjak, të cilët edhe janë infektuar nga ky virus, i cili jetëgjatësinë e vet e ka shekullore.…

Lexo më shumë