Kreu i VV-së, Albin Kurti pas fitores plebishitare ka folur nga selia e VV-së, ku së bashku me Vjosa Osmanin, kanë falënderuar qytetarët për mbështetje. Kurti iu ka drejtuar qytetarëve që e kanë mbështetur, duke iu thënë se i duan shumë. Ai ka falënderuar edhe oponentët politik, duke i uruar edhe për reformë të thellë politike. “Nuk do të hakmerremi ndaj aksujt por do të bashkëpunojmë”, tha Kurti nga selia e VV-së. Lideri i VV-së, fitoren e sontme historike ia ka dedikuar të gjithë qytetarëve pa përjashtim, duke shtuar se…
Lexo më shumëNumërohen mbi 97% të votave, ky është rezultati deri më tani
15 Shkurt 2021 07:00 – KQZ ka numëruar mbi 700 mijë vota tashmë. Lëvizja Vetëvendosje po prin e para me 48.17% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 17.32% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.18% të votave. Aktualisht AAK ka 7.40% të votave. Nisma aktualisht ka 2.59% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.
Lexo më shumëNë Plavë 48 raste aktive me koronavirus, në Guci 11
Sot, janë regjistruar në Mal të Zi. 472 raste të reja të koronavirusit. Nga një rast i ri pozitiv është regjistruar në Plavë dhe një në Guci, kështu që tani janë raste aktive në Plavë aktive 48 , ndërsa numri i rasteve të regjistruara në Guci është 11. Numri më i madh i të infektuarve është në Podgoricë – 3,160, ndërsa më i vogli në Savnik, pesë raste pozitivë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Malin e Zi është 8,742.
Lexo më shumëHerkulesi nga Gucia
Karriera e marrjes së tij me disiplinën sportive bodybuilding është mjaft e pasur dhe e suksesshme. Ka arritur rezultate të rëndësishme me pjesëmarrje në gara shtetërore dhe ndërkombëtare në vitet ‘70 dhe ‘80 të shekullit të kaluar. Herkulesi gucian Rafet Kolenoviq ka fituar një mori mirënjohjesh në Slloveni, Australi e Amerikë Në të kaluarën e largët – në kohën e ish-Jugosllavisë, por edhe në atë të afërt, në kohën e sistemin pluralist, treva e Plavës dhe Gucisë ka dhënë një numër të konsiderueshëm personalitetesh, të cilët kanë bërë emër dhe…
Lexo më shumëProfesionist me vizion të gjerë shkencor
Fshati Vuthaj i Komunës së Gucisë, dikur ishte njëri ndër vendbanimet më të mëdha në Komunën e Plavës. Aso kohe, numëronte mbi 200 familje me mbi 1200 banorë tërësisht të popullatës shqiptare. Është fshat piktoresk përballë Alpeve të thepisura shqiptare, e rrëzë bjeshkëve të larta me pyje e kreshta: Bjeliçit, Ropojanit e Zastanit, me pozitë kodrinore, me bukuri e atraksione të rralla natyrore (kanione, ujëvara, lugina, bregore e shpella), të cilat janë motiv i joshjes së shumë vizitorëve nga komuna, por edhe e turistëve mysafirë anekënd botës, të cilët fitojnë…
Lexo më shumë