Raporti i Qeverisë së Malit të Zi ndaj popujve pakicë, shihet edhe përmes shkarkimit të kuadrove të Listës shqiptare, ka kumtuar deputeti, Genc Nimanbegu. Ai, ka vlerësuar se ftesa publike e drejtuar listës shqiptare që të jetë pjesë e Qeverisë, nuk ka qenë e sinqertë, por vetëm demagogjike dhe protokollare, gjë të cilën, siç ka theksuar ai e vërteton edhe mënyra e shkarkimit të funksionarëve të kësaj liste, drejtorët e drejtorive në Ministrinë e arsimit dhe në ministrinë e turizmit dhe të cilët ishin pranuar në bazë të konkursit publikë.…
Lexo më shumëDëmtimi i Kalasë së Ulqini është thirrje në ndërgjegjen e vrarë të atyre që po dëmtojnë trashëgimin
Shkruan: Sami Flamuri Platforma shkëmbore e kalas së Ulqinit gjëndet në 35 metra mbi lartësi të detit. Shkrepi që mbart qytetin, shtyhet nga toka në det në formën e gjethës së rrapit, me një mori shkëmbinjsh zhyten ngathët në ujë. Ulqinin nuk e përmend asnjë burim grek. Së pari ai shfaqet në v. 167 p.e.s., në një fragment të Tit Livit. Sipas Livit, menjëherë pas mbarimit të luftës 3-të Iliro-Romake, pretori “L(ucius) Anicius, në krye të qyteteve strategjike (urbibus opportunis) (Olcinio) caktoi konsullin C(ainus) Licinium… Më tej Ulqinin e përmend…
Lexo më shumëLugina e Preshevës , nuk është ndihmuar nga Qeveria e Udhëhequr e PDK-ës, LDK-ës dhe AAK-ës
Shkruan: Refik HASANI Përgjigje lidhur me takimin e sotëm të Kryeministrit në detyrë, z.Avdullah Hoti,me përfaqësuesit nga Presheva e Bujanoci, por mungonte përfaqësuesi nga Medvegja. Ditë më parë edhe kandidatit i PDK-ës për Kryeministër z.Enver Hoxhaj, publikoi 7 zotime të ashtuquajtura për Luginën e Preshevës. I kujtoj opinionit të gjërë se vetëm në fushatë zgjedhore kujtohet kjo krahinë shqiptare e mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë, dhe nga këto premtime nuk do të ketë asgjë, pasi nuk jan zbatuar e realizur, si: 1. Rezoluta nga Kuvendi i Kosovës për Medvegjë,…
Lexo më shumëAbazoviq merret në pyetje nga Prokuroria
Kryeprokurori Special i Malit të Zi, Milivoje Katniq konfirmoi për Dan se zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq ka dhënë një deklaratë para prokurorit. Ai, siç thuhet, ka dhënë deklaratë lidhur me kërcënimet që i ka marrë përmes rrjeteve sociale. Katniq gjithashtu tha se po zhvillohet një hetim lidhur me deklaratën e Abazoviqit se dikush i ofroi para, për të cilat ai foli në emisionin Naçisto, raporton portali RTCG. Katniq nuk mund të thoshte nëse çështja specifike përfshinte korrupsion politik, por vuri në dukje se prokuroria do të kryejë të gjitha kontrollet dhe…
Lexo më shumëNë Mal të Zi mund të hyhet pa test të koronavirusit
Testi i koronavirusit nuk do të jetë më i obligueshëm për të hyrë në Mal të Zi. Ministrja e Shëndetësisë e këtij vendi, Jellena Boroviniq Bojoviq, tha se testi nuk do të jetë i nevojshëm as për shtetasit malazezë, as për të huajt. Boroviniq Bojoviq tha se do të hiqet edhe ndalesa për trafikun midis qyteteve të Malit të Zi, gjatë fundjavave. Sipas saj, lehtësimi i masave është bërë pas përmirësimit të situatës epidemiologjike. Ajo tha se shkalla e përdorimit të kapaciteteve spitalore aktualisht është rreth 57 për qind, krahasuar…
Lexo më shumë