Digjet stalla e bagëtisë e familjes Çelaj në Vuthaj (foto)

Vuthaj 6 Shkurt 2021

Mëngjesin e sotëm familja e Arif Çelajt ne fshatin Vuthaj, komuna e Gucisë u zgjua e tronditur duke parë stallën e bagëtisë të bërë shkrumb e hi. Gjithçka që gjendej  brenda këtij objekti , si bagëti, ushqimi i bagëtisë, mjetet e punës etj, i shkatërruan flaket e zjarrit në tërsi.

Informacion zyrtar mbi shkaqet e zjarrit nuk ka, mirëpo dëmet  për familjen Çelaj janë të konsiderueshme .

Intervenimi i zjarrfikësve ishte i menjëhershëm (posa u lajmëruan arritën te vendi i ngjarjes) megjithatë ishte e pamundur të shpëtonin bagëtinë dhe gjërat tjera materiale.

Policia në vendin e ngjarjes ka dal në orën 7-të, të mëngjesit, ndërkaq hetuesia dhe ekspertet policor në vendngjarje arritën në ora 12-të.

Për banoret e fshatit Vuthaj ndodhitë e kësaj natyre te dy viteve te fundit qe nuk ishin edhe te paketa ngrehin dyshime te shumëta edhe ne organet përgjegjëse te shtetit, për mos zbulimin e asnjë rasti te krimeve te kësaj natyre. Mos efikasiteti i policisë për rajonin e Plave Gucisë është shqetësues, deklarojnë banoret e fshatit Vuthaj për portalin Plava e Gucia Sot.

Shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit dhe ngjarje të tilla të shëmtuara mos të përsëriten më!