Zëvendëskryeministri do të vizitojë Ulqinin: FILLIMISHT NË KOMUNË, PASTAJ NË KRIPORE, ADË DHE VALDANOS

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq të enjten do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Ulqin. Ai në delegacion me ministrin e ekologjisë, planifikimit hapësinor dhe urbanizëm Ratko Mitroviq fillimisht do të bisedojë në komunën e Ulqinit me kryetarin Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtorët e tij. Abazoviq gjatë vizitës së parë zyrtare në qytetin e tij të lindjes do të vizitojë Kriporen, Adën dhe Valdanosin.

Lexo më shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, uron qytetarët me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të Tuzit

Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, ka përkujtuar 15 dhjetorin e vitit 1944, duke theksuar se kjo datë është një nga ngjarjet e mëdha të luftës për çlirim të kësaj treve me tradita të lashta patriotike dhe liridashëse. Postimi i plotë: Të dashur bashkëkombas,Të dashur Malësorë,Sot është rasti të përkujtojmë së bashku 15 dhjetorin e vitit 1944, një nga ngjarjet e mëdha të luftës për çlirim të kësaj treve me tradita të lashta patriotike dhe liridashëse. Sot është dita të përulemi përpara sakrificës dhe vetëmohimit të partizanëve…

Lexo më shumë

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë kërkon nga Brnabiq të ndajnë fonde për ndërtimin e spitalit në Luginë të Preshevës

Deputeti i shqiptar nga Lugina e Preshevës në parlamentin e Serbisë, Argjend Bajrami gjatë fjalimit të tij sot ka kërkuar nga qeveria serbe që të ndajnë fonde për ta filluar ndërtimin e një spitali në Preshevë, duke qenë se spitali më i afërt në këtë zonë është rreth 50 kilometër larg. Bajrami ka thënë se kjo mund të arrihet vetëm me me vullnet të mirë politik, përmes ngritjes së buxhetit komunal osë përmirësimit të pozitës financiare të Trupit Koordinues. “Atëherë sot, nëse me të vërtetë sot ekziston një mentalitet demokratik,…

Lexo më shumë

Zv.Kryeminisri i MZ, Dritan Abazoviq, viziton komunën e Tuzit, dakordohen projekte të rëndësishme për Malësinë

Zëvëndëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i shoqëruar nga Ministri i Financave z.Millojko Spajiq dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z.Jakov Millatoviq, vizituan sot zyrtarisht komunën e Tuzit.Abozoviq, u prit nga kryetari i komunës Nik Gjeloshaj dhe nënkryetarët Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq.Kryetari i komunës z. Nik Gjeloshaj, uroi zëvendëskryeministrin Abazoviq për postin e ri si dhe ministrat Millatoviq dhe Spajiq, duke Ju uruar sukses në punët e tyre, duke treguar dëshirë dhe gatishmëri për bashkëpunim ndër institucional.Ndërsa, z. Abazoviq, vlerësoi këtë takim si tejet të rëndësishëm, ku theksoi se…

Lexo më shumë

Sfidat e qeverisë së re në Mal të Zi në kohë të pandemisë

Përfundimisht Mali i Zi nuk do të mbesë mË tutje vendi i vetëm në Evropën Juglindore që nuk e ka ndërruar pushtetin, sepse pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 30 gusht 2020, shumica e re parlamentare pas tre muajsh më 4 dhjetor 2020, më 41 vota për, votoi qeverinë e re e cila paraqet një ditë të madhe për demokracinë në këtë vend. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse u bë ndryshimi i pushtetit në mënyrë demokratike pas tridhjetë viteve në pluralizëm, që do të jetë një sfidë…

Lexo më shumë