NJOFTIM NGA FAMILJA VUÇETAJ

Njoftojmë të afërm miq shokë dhe dashamirë se  me 8 Shtator papritmas në New York ndërroj jetë në moshën 79 vjeçare më i dashuri ynë MEHMET ALI VUÇETAJ 10 Shtator 1941 – 8 Shtator 2020 Varrimi i të ndierit do të bëhet në vendlindjen e ti në Vuthaj komuna e Gucisë ditën e Hënë me 14 Shtator 2020 në ora 14:00 ne varrezat e fshatit ne lagjen Katundi i Sirëm. Te gjitha shërbimet lidhur me ceremoninë mortore do te mbahen ne Shtëpinë e Kulturës , në Vuthaj. Të pikëlluar bashkëshortja,…

Lexo më shumë

Behgjet Pacolli ka një porosi për Dritan Abazoviqin

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka bërë thirrje politikanit shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, që të mos i bashkohet një qeverie e cila paralajmëron tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës. “Zotni Abazoviq, nëse ju e mundësoni formimin e kësaj qeverie, ju nuk mundeni në asnjë menyrë me ndal qëllimin që ka koalicioni i juaj ndaj Kosovës. Ata, pos tjerash do të tërheqin edhe njohjën e Kosovës e ju nuk do të jeni ne gjendje, me daljën e juaj nga qeveria me e parandalu këtë ngase…

Lexo më shumë

Abazoviq: Qeveria do të bjerë nëse listat tradhtojnë marrëveshjen

Bartësi i listës ” E zezë në të bardhë”, Dritan Abazoviq, deklaroi se ai personalisht beson se Kryeministri i ri i Malit të Zi duhet të jetë dikush me “orientim qytetarë, progresiv i cili do të ishte një reklamë e mirë për Malin e Zi në botë por edhe në vetë Malin e Zi”, duke deklaruar se është shumë herët të flitet për zgjidhje personale. Ai gjithashtu deklaroi se qeveria e përbërë nga tri listat fituese të opozitës do të binte nëse ata tradhtojnë marrëveshjen e tyre të përbashkët. “Unë…

Lexo më shumë

LD në MZ shënon 30 vjetorin e saj

Lidhja Demokratike në Mal të Zi shënon përpjekjen e parë serioze në historinë moderne, për organizim politik të shqiptarëve në Mal të Zi. Dy ditë pas Kushtetutës së Kaçanikut, në një sinergji natyrore, në trevat autoktone të shqiptarëve në Mal të Zi, me datën 9 shtator 1990 u formua partia e parë politike nacionale shqiptare, Lidhja Demokratike në Mal të Zi. Tridhjetë vjet rrugëtim aspak i lehtë për të ardhur në ditët e sotme. Tridhjetë vjet të mbushura me shumë momente delikate e historike. Ky jubile sivjet ndodhi të jetë…

Lexo më shumë

Historike në sport/ Shqipëria dhe Kosova krijojnë ligën e përbashkët

Kosova dhe Shqipëria hedhin hapin e parë serioz të bashkëpunimit në sport. Të dy shtetet do të krijojnë ligën e përbashkët të basketbollit. Marrëveshja përfundimtare do të firmoset nesër në orën 19:00 në Tiranë. Federata e Basketbollit të Kosovës jep lajmin për arritjen e madhe dhe shton se do të zbulohet gjithashtu dhe logoja e kompeticionit. Në njoftimin e FBK-së shkruhet: “Të enjten, më 10 shtator, ora 19:00 në Tiranë do të nënshkruhet marrëveshja historike ndërmjet Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për themelimin…

Lexo më shumë