Studiuesi dhe publicisti Nail Draga ka ardhur para lexuesit ditëve të fundit me botimin më të ri “Debati i munguar”, një përzgjedhje e artikujve, analizave, komenteve dhe recensioneve, të cilat autori i ka publikuar prej vitit 2002 e më pas në mediat e shkruara në hapësirën etnogjeografike shqiptare. Në to ai paraqet shqetësimin e vazhdueshëm lidhur me statusin dhe pozitën e shqiptarëve në Malin e Zi. Në parathënien e librit, autori shprehet se “botimi i disa artikujve në këtë libër ka edhemesazhin e kujtesës, sepse çështjet e pazgjidhura kërkojnë zgjidhje…
Lexo më shumëNë Guci ndalohet dalja nga objekti i banimit, ndalohet puna e kafeneve
Nga sonte, banorëve të komunës së Gucisë u ndalohet dalja nga objektet e banimit nga 18 deri në 5 të mëngjesit. Masat e reja të TKN për këtë komunë përfshijnë edhe ndalimin e punës së kafeneve, bareve, restoranteve, si dhe ndalimin e trafikut publik dhe udhëtarëve nga dhe në komunë, përveç emergjencave dhe aktiviteteve të rregullta të punës.
Lexo më shumëMali i Zi legalizon partneritetin e çifteve të gjinisë së njëjtë
Mali i Zi ka votuar të mërkurën për të legalizuar partneritetin civil mes personave të gjinisë së njëjtë, duke u kthyer në vendin e parë evropian jashtë Evropës Perëndimore dhe Bashkimit Evropian që njeh ligjërisht çiftet e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor). Ligji është miratuar me 42 vota për në parlamentin me 81 ulëse, ka thënë Blanka Radoseviq Maroviq, drejtore në Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, për agjencinë e lajmeve Reuters. Ky ligj ishte kundërshtuar fillimisht në korrik të vitit 2019. Ky vendim i Malit…
Lexo më shumëRreziqet para nesh
Shkruan: Martin Vulaj Një shtrëngatë e tmerrshme politike po i kanoset Kosovës. Ky është rreziku më i madh që nga periudha kur forcat serbe shkatërronin shtëpitë e djegura, dhunonin femrat dhe vrisnin femijë si cuba të pamëshirë të dalë nga mesjeta ndërsa vagonat e zinj të deportimit u shfaqen në trupin e Evropës 50 vite pasi që ishte betuar KURRE ME! Aso kohe kërcënimi ishte fizik dhe, në dukje më i rrezikshëm se ky i sotmi. Sot përballemi me rreziqe politike, të natyrës ekzistenciale, që janë po aq të rrezikshme…
Lexo më shumë12 raste të reja me Covid-19 në Komunën e Gucisë
Mbas rastit kur Kryetarja e Gucisë doli te jete pozitive me korona virus, dhe mbasi ajo kishte dhënë kontaktet e saja qe rrjedhimisht edhe janë testuar, sonte janë konfirmuar edhe 12 te tjera. Nder 12 rastet e reja, 5 nga ta janë nga administrata komunale. Gjendja e tyre është e mire dhe pa ndonjë komplikim shëndetësor. Te gjithë janë ne vetëizolim./Plava e Gucia Sot
Lexo më shumë