PUNA SHKENCORE E PROFESOR NASER FERRIT PJESË E BOTIMIT PRESTIGJIOZ NË KROACI

Nje botim i ri në dy vëllime (Cambijev zbornik I dhe II)  me permbledhje punimesh kushtuar 80 vjetorit te arkeologut  kroat  akademikut  Nenad Cambi eshte botuar ne Split te Kroacise. Eshte nder i madh për Kosovën qe ne vëllimin e parë te ketij botimi prestigjioz bën pjesë edhe studimi i të vetmit autor shqiptar në këtë botim, respektivisht i Prof.Dr.Naser Ferrit :”THE RESISTANCE OF THE DARDANIANS TO ROMAN CONQUESTS AND ROMANISATION”. Perurimi publik i ketyre dy vellimeve do te behet me 8 korrik ne Split. /Plava e Gucia Sot

Lexo më shumë

MJEK I NDERUAR DHE INTELEKTUAL NË PËRMASA KOMBËTARE

In memoriam: Prof.dr.Simë Dobreci (1934-2020) Nga Dr.Nail Draga Ditën e marte  me 16 qershor  2020  në moshën 86 vdiq në Braticë-Ulqin  dr.Simë Dobreci, mjeku, profesori universitar, studiuesi dhe   intelektuali i njohur në përmasa  kombëtare. Ai ka lindur   më 27 mars 1934, në Braticë-Ulqin, me origjinë nga Shestani i Krajës. Shkollën tetëvjeçare e ka kryer në Braticë e Ulqin(1953), gjimnazin klasik në Tivar(1957), fakultetin e mjekësisë në Beograd(1963). Fillimisht ka punuar në Tivar e Ulqin(1964-67). Më pas shkoi në spitalin e Prishtinës (1967), ku filloj specializimin e dermatologjisë dhe e kreu në Zagreb…

Lexo më shumë

Në Mal të Zi dënime të larta për shkeljen e masave anti-COVID-19. Sot shënohen edhe 47 raste pozitive

Me ligj janë paraparë dënime prej 100 deri në 2000 euro për çdo persona fizik, i cili nuk do tu përmbahet distancës fizike dhe nuk shfrytëzon maskat dhe mjetet tjera mbrojtëse të parapara. Me ligj janë paraparë dënime prej 500 deri në 2000 euro për personin përgjegjës fizikë në organin shtetëror, organin e administratës lokale dhe të administratës shtetërore nëse nuk sigurojnë respektimin e distancës, nuk disponojnë pajisjet mbrojtëse të parapara dhe nuk bëjnë dezinfektimin e objektit. Theksohet se përveç dënimin për kundërvajtje personit juridik ose afaristit mund ti shqipëtohet…

Lexo më shumë

Diaspora thyen rekord në kohë pandemie, në maj dërgoi më së shumti para në Kosovë

Diaspora e Kosovës ka thyer rekord për paratë e dërguara në Kosovë në maj të këtij viti.Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, në maj të 2020, Diaspora e Kosovës ka dërguar në Kosovë mbi 100 milionë euro para të gatshme, ndonëse sikur Kosova, pothuajse e gjithë bota është përballur me krizën shëndetësore e financiare nga virusi COVID-19.Të dhënat e BQK-së tregojnë se në maj të 2020, diaspora kosovare ka dërguar në Kosovë 100.7 milionë euro vetëm gjatë muajit Maj. Në krahasim me vitet e kaluara, maji i këtij viti…

Lexo më shumë

Fuqia e njeriut matet me ndjenjën ndaj atdheut: Përfunduam pjesën e dytë të rrugës së Hotit të Plavës

Përmes një postimi në Facebook znj Kaltrina Hoti njofton për një aksion vullnetar te realizuar kohëve të fundit për rregullimin e rrugës qe te shpie ne fshatin Hot te Plavës. Znj Hoti postimin e saj e ka shoqëruar  me nje shkrim dhe video ku shihet rrjedha e punimeve  Postimi i plotë: Fuqia e njeriut matet me ndjenjën ndaj atdheut Të nderuar Hotjan ku do që jeni në botë, rinin ja dhuruam mërgatës, por nuk duhet të harrojmë   ku i mësuam hapat e para të jetës ,mos të harrojmë dhimbjen e…

Lexo më shumë