Bjeshkatarët maqedonas riemërojnë toponimet shqiptare në Korab

Është e vërtetë që një pjesë e madhe e toponimeve të fshatrave të banuara vetëm me shqiptarë, sot e kësaj dite mbajnë emra sllavisht. Rreth kësaj teme është biseduar shumë, por me gjasë vështirë se është marrë ndonjë iniciative për t’u riemërtuar ata ose për të marrë emrat e vjetër. Por është një zonë në Maqedoninë e Veriut, që edhe sot e kësaj dite, shumica e toponimeve në anën maqedonase janë shqiptare – është zona e Korabit. Përroi i Thellë (Proifelskiot vodopad), Guri i Kuq (Guri i Kuj), Vorri i…

Lexo më shumë

Kryetarja e Komunës së Gucisë – pozitive në koronavirus

Mbrëmë vonë është regjistruar rasti i parë pozitiv në Covid19 mbas 2 muajve ne komunën e Gucisë, por akoma po kërkohet se nga është burimi i këtij infektimi. Përmes një njoftimi publik Kryetarja e Komunës së Gucisë znj Anela Çekiq njofton qytetaret me sa vijon: “Të nderuar qytetarë, Ju njofoj se jam pozitive në koronavirus. Jam në izolim shtepiak dhe ndihem mirë. Komuna e Gucisë do të funksionojë në koncept të kujdestarisë dhe do të mundesohet qasja e shërbimeve përmes postes elektronike; Kështu që i’u lutëm bashkëqytetarëve që jashtë nevojave…

Lexo më shumë

U bllokuan për disa orë në Jezercë, helikopteri i FA-së shpëton 6 shqiptarët nga Kosova (video)

Gjashtë shqiptarë nga Kosova kanë kaluar një aventurë të rrezikshme në malin e Jezercës. Ata kishin mbetur për disa orë të bllokuar, derisa Forcat Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes zhvilluan një operacion ajror duke mundësuar shpëtimin e tyre. 6 shtetasit nga Kosova janë dërguar me helikopter në Theth në gjendje të mirë shëndetësore. “Një helikopter i Forcës Ajrore u angazhua në operacionin e kërkim shpëtimit në malin e Jezercës ku prej disa orësh ishin bllokuar 6 shtetas nga Kosovë. Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19 dhe pak minuta më…

Lexo më shumë

Cungu:Edhe dy Vend-kalime kufitare Skje-Zogaj dhe ai i Grabomit së shpejti do të hapen mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Vend-kalimi kufitar Skje-Zogaj që lidh krahinën e Krajës me Shkodrën është afër realizimit deklaroi kryetari i Forces, Nazif Cungu. Sapo është shpallur kompania fituese qē do të zhvillojë punimet për ndërtimin e rrugës dhe pikë-kalimit kufitar.  Cungu thtë se ky rrugëkalim ndërshtetëror nxjerr krahinën e Krajës nga izolimi duke hapur mundësi të shumta për të zhvilluar turizmin, bujqësinë dhe blegtorinë e kësaj zone. Si pasojë jam i sigurtë që do hapen vende të reja pune duke ndalur kështu braktisjen e fshatrave të Krajës.Punimet pritet të zgjatin 120 ditë duke kurorëzuar përmbushjen e një tjetri premtim elektoral…

Lexo më shumë