Kosova heq masat për qytetarët e Malit të Zi

Qeveria e re e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marr vendim që nga e hëna e 8 qershorit të rihapet kufiri me Malin e Zi dhe heqjen e masave për qytetarët e Malit të Zi. Me marrëveshje mes ministrit të shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministrit të shëndetësisë së Malit të Zi, Kenan Hrapoviq të gjithë qytetarët nga Mali i Zi që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen, por se për ta do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore.  Kjo u konfirmua nga Ambasada e Kosovës në Podgoricë…

Lexo më shumë

Partitë shqiptare dorëzuan listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Serbi

Komisioni Republikan Zgjedhor ka certifikuar listën e përbashkët shqiptare për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare më 21 qershor. Sipas vendimit të KRZ-së lista “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” do të mbajë numrin 16. Gjithashtu Komisioni Republikan Zgjedhor miratoi vendimin se kjo listë plotëson kushtet për caktimin e dy përfaqësuesve në përbërjen e zgjeruar të anëtarëve të komisionit Farush Islami, jurist i diplomur dhe dhe Ismail Pajaziti gjithashtu jurist i diplomuar nga Bujanoci. Lajmin e ka bërë të ditur bartësi i listës z.Shaip Kamberi „Sapo u certifikua Lista e përbashkët e partive…

Lexo më shumë

Partitë shqiptare kundër emërimit të Nexhad Dresheviqit si ambasador i MZ në Shqipëri. Shkak – kundërshtimi i gjuhës shqipe

Siç shkruan gazeta e përditshme “Dan”, për shkak të kundërshtimit të një pjese të partive politike shqiptare, Mali i Zi tash gjysmë viti nuk ka ambasador në Shqipëri.Deputeti i Partisë Boshnjake Nexhad Dresheviq i propozuar për këtë pozitë, nuk e ka përkrahjen e subjekteve politike shqiptare, për arsye se në vitin 2016 kërkoi që shqiptarëve tu kufizohet e drejta e përdorimit e gjuhës shqipe në seanca të kuvendit të komunës së Tuzit.Lidhur me këtë, në pyetje të “Dan”, drejtuar Dresheviqit, ai nuk është përgjigjur.Këtë pyetje nuk kishin dëshirë ta komentojnë…

Lexo më shumë

Në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorit Jeton Dedushaj: Ëndrra për lirinë dhe çlirimin e Atdheut

Jeton Dedushaj ishte lindur në një trevë që ka një histori të ndritshme të rezistencës së paepur shekullore për mbijetesë dhe të luftërave për liri, ishte rritur me rrëfimet për trimërinë e burrave dhe të burrëreshave të kësaj ane… Të gjitha këto rrëfime do të bëhen shkollë e jetës për Jetonin Jeton Idriz Dedushaj (01.05.1975 – 05.06.1999 ) Dëshmori Jeton Dedushaj u lind më 5 janar të vitit 1975, në trevën e Plavë-Gucisë, në fshatin Vuthaj, në një familje të dalluar në luftë për liri e pavarësi dhe mbrojtjen e…

Lexo më shumë

Krimineli Dženan Čamović nuk është shqiptar:Reagon gazeta “Illyria” ndaj mediave amerikane

Nuk është hera e parë që krimi u vishet padrejtësisht shqiptarëve Dzenan Camovic që sulmoi me thikë oficerin e policisë në New York, nuk është shqiptar – media amerikane ndryshon identifikimin e tij pas ndërhyrjes dhe ankesave prej gazetës “Illyria” Nga Ruben Avxhiu Një artikull në gazetën “New York Daily News” shkruante sot se një emigrant nga Shqipëria, me emrin Dzenan Camovic, ishte autori i një sulmi me thikë ndaj një oficeri policie mbrëmë në Brooklyn. Camovic e sulmoi, papritmas dhe pa ndonjë arsye, oficerin duke ia ngulur thikën në…

Lexo më shumë