Deklaratë për shtyp – Zjarrvënia e shkollës fillore në Dacaj të Rozhajës

DEKLARATË PËR SHTYP Me shqetësim të madh, sot mësuam lajmin e dyshimeve përzjarrvënie të qëllimshme të Shkollës Fillore “Dacaj” në Dacaj tëRozhajës, e vetmja shkollë në të cilën mësimi zhvillohet nëgjuhën shqipe në atë komunë.  Me të marrë lajmin kam telefonuar drejtorin e shkollës z. Haxhi Lajçi dhe mësimdhënës të kësaj shkolle, për të mësuar mëshumë për motivet apo qëllimet e këtij rasti vandal. Ata mëkonfirmuan rastin, por nuk kanë informacion për motivet apoqëllimet, ndërsa më pohuan se organet kompetente po bëjnëdetyrën e tyre për të zbardhur rastin dhe për të gjeturpërgjegjësit. Po ashtu më konfirmuan se dyshohet për zjarrvënietë qëllimshme, sepse janë vërejtur shenja të qarta të dëmtimit tëgrilave dhe thyerjes së dritares nga individë të papërgjegjshëmdhe dashakeqës për t’i vënë zjarrin shkollës. Me keqardhje mësova nga drejtori i shkollës për dëmtimetë shumta të objektit, por më shumë, për dëmtimin e arkivit tëshkollës, i cili ka rëndësi shumë për historikun e mësimit nëgjuhën shqipe në atë shkollë.  Në emër të Këshillit Kombëtar i bëjmë thirrje organevekompetente që të gjendet përgjegjësi dhe të zbulohen motivet e këtij akti vandal. Pas kësaj ngjarjeje të shëmtuar, urojmë që Shkolla Fillore“Dacaj” në Rozhajë, të ndërtohet nga fillimi gjatë këtij pushimiverorë, për çka do t’i drejtohemi Ministrisë së Arsimit.  Po ashtu rikujtojmë se rikonstruktimi i plotë i shkollës në Dacajishte premtim nga takimi i dy Presidentëve të shteteve, Malit tëZi dhe Shqipërisë, në janar të vitit 2019, për çka Presidenti i Shqipërisë SH.T Z. Ilir Meta na e konfirmoi në takimin me anëtarët e Këshillit Kombëtar të mbajtur në Ulqin. Urojmë që shkolla e Dacajve të ndërtohet sa më shpejt qëështë e mundur dhe akte të tilla të shëmtuara të mos përseritënmë. Kryetari i KKSH-së Faik Nika

Lexo më shumë

21 vjet nga zhdukja e veprimtarit të mirënjohur të Lëvizjes Kombëtare, profesorit Ukshin Hoti

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara  është zhdukur Ukshin Hoti.Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor,shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë  viteve 1981-1999. Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues ne disa universitete të Amerikës ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar. Për aktivitetin e tij atdhetar  ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Milosheviqit. Për herë të fundit…

Lexo më shumë

MALËSISË SË ROZHAJËS I DIGJEN MUSHKËRIT DHE VATRA E DIJES SHF” DACAJ” NË DACAJ

Ali Daci Zjarri i ditës se djeshme kishte kapluar depon e drurëve të shkollës shqipe në Dacaj dhe në saje të intervenimit të eskavatorve të ndërmarrjes së ndertimit të rrugëve “Euroasfalt ” depoja me plot dru e ndezur u shua me ujin e lumit pranë shkollës dhe kështu i shpetoj djegjes shkolla gjatë ditës por jo edhe gjatë natës, pasiqe në oren 23 ndokush i vuri zjarrin shkollës nga mbrenda. Personi i panjohur gjerë më tani nga ana e kundërt e hyrjes kishte thyer grilen dhe dritaren e shkollës dhe në zyrën…

Lexo më shumë

DEUTSCHE ZEITUNG (1880) : “SIPAS GAZETËS SHKODRANE, E BOTUAR SOT PËR HERË TË PARË NË SHQIP, SHQIPËRIA KA SHPALLUAR PAVARËSINË E SAJ ! JA EMRAT E FIRMËTARËVE : ALI PASHË GUCIA, HODO BEJ SOKOLI…”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Maj 2020 “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të mërkurën e 12 majit 1880, në faqen n°2, shkrimin e gazetës “Deutsche Zeitung” në lidhje me shpalljen asokohe të pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Turqi. Këtu janë disa detaje të huazuara te Deutsche Zeitung për ngjarjet në Shqipëri, detaje të dërguara nëpërmjet një shkrese nga Shkodra, të datës 7 maj : “Shqipëria ka shpallur pavarësinë e saj dhe nuk…

Lexo më shumë