Ka ndërruar jetë kengetarja me origjinë nga Plava ylli i muzikës dhe gazetarja e Kosovës, Violeta Rexhepagiqi

Gazetarja dhe kompozitorja Violeta Rexhepagiqi është gjendur e vdekur në shtëpinë e saj. Ende mbeten të paqarta shkaqet e vdekjes së 55-vjeçares, ndërsa është gjetur pa shenja jete në banesën e saj rreth orës 09:30 të ditës së sotme, shkruan gazeta Tema, transmeton Portalb.mk. E njohur ndryshe dhe si motra e kantautorit të famshëm Armend Rexhepagiqi, Violeta prej kohësh ishte pjesë e televizionit shtetëror të Kosovës, RTK. “Sot rreth orës 09:30 policia ka marrë informatën se në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa…

Lexo më shumë

Niveli i gazetarisë sot: Më mirë e dijnë ata te shitorja e katundit

Në kohen e rrjeteve sociale dhe të zhvillimit të teknologjisë së komunikimit masiv përhapja e informatave dhe dezinformatve është bërë  problem akut. Përgjegjësia ndaj shprehjes dhe deklarimit publik pothuajse nuk ekziston fare, sepse deklarimet dhe shkrimet  apo prononcimet mund ti bëj çdokush. Akuzat e pabazuara, informacionet e  shtrembëruara,  e besa edhe shpifje të nivelit më të ultë sikur e kanë kapluar globin. Etika si nocion dhe përgjegjësi ekziston vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me gazetarë  profesionistë të arsimuar e të edukuar dhe me ndërgjegje të pastër në punë dhe…

Lexo më shumë

Rasti i parë i regjistruar me koronavirus në Plavë, qytetarët i ka shqetësuar, por nuk i ka frikësuar

Të dhënat e djeshme të Institutit të Shëndetit Publik mbi regjistrimin e rastit të parë me koronavirusin Covid-19 në Plavë, pak a shumë i ka shqetësuar qytetarët e kësaj komune, por nuk i ka frikësuar. Ata thonë se janë të matur dhe të kujdesshëm në situatën e paraqitur dhe në plotni i respektojnë dhe përfillin urdhëresat dhe rekomandimet e Trupit nacional koordinues. Kryetari i Komunës së Plavë, Mirsad Bajraktareviq, përkitazi me rastin e parë të identifikuar me virusin Covid-19 në Plavë, ka deklaruar: “Meqenëse ende nuk i kemi informatat precize…

Lexo më shumë

Çelaj: Ka shumë pacientë shqiptarë që po trajtohen për koronavirus në Amerikë

Në një lidhje me “Klan Kosova” Sylejman Çelaj, doktori shqiptar që është shefi i departamentit të kirurgjisë në një spital të Amerikës, tha se ka edhe shumë shqiptarë atje që po trajtohen për koronavirus. “Spitali ku punoj unë është në një lagje ku ka shumë biznese të shqiptarëve. Kam shumë pacientë pacientë, por shumica e tyre trajtohen nga shtëpitë sepse 80 për qind të pacientëve nuk kanë nevojë që të shtrihen në spital. Ka shqiptarë që kanë vdekur. Kam një pacient personal që është në gjendje kritike, por që dy…

Lexo më shumë