Të nderuar miq, Fitorja e shqiptarëve me 3 Mars është e sigurtë!Malësia bashkoi shqiptarët, si në vendlindje ashtu edhe në diasporë, kudo jetojnë! I gjithë kombi shqiptar këto ditë e deri me 3 Mars i ka sytë nga Malësia.E dashura diasporë, me 3 Mars përcaktohet e ardhmja e Malësisë, mendoj se e keni obligim ndaj vendlindjes që me datën 3 Mars të jeni në Malësi, që fitorja e shqiptarëve të jetë e sigurtë dhe sa më bindëse. Në këtë mënyrë Forumi Shqiptar do të udhëheqë Malesinë, nuk do të bëjmë koalicione…
Lexo më shumëVdiq akademik Idriz Ajeti
Veprimtaria shkencore e Ajetit ishte e gjerë dhe e gjithanshme Në moshën 102 vjeçare sot vdiq albanologu, gjuhëtari e intelektuali, pedagogu dhe veprimtari i palodhshëm në zhvillimet tona shoqërore, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik, Idriz Ajeti. Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës përmes një komunikate për media. Idriz Ajeti ka lindur në Tupallë të Jabllanicës së…
Lexo më shumëShoqata Malësi e Madhe, NY organizon mbrëmje për ngritje fondesh
LAJMËRIM Shoqata Malësia e Madhe me veprim në NY lajmëron të gjithë anëtarët , donatoret dhe gjithë komunitetin e NY me rrethina se , me 24 shkurt , 2019 organizon mbrëmje fond-mbledhëse për rritjen e fondeve të shoqatës . Kjo mbrëmje do të mbahet në restorantin e vëllezërve Lucaj TESORO DE ITALIA , duke filluar prej orës 5 mbas dite .Për të gjithë të pranishmit do të shtrohet koktej me ushqime të lehta Çdo kontribut është ndihme e madhe për Malësinë . Shoqata prej shume vitesh ndihmon studentët , ndihmon…
Lexo më shumëAPELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI :
“ VOTONI SHQIP”! Si organizata shqiptare që veprojmë në diasporën e SHBA-ve jemi gjithënjë të shqetësuar për gjendjen e vëllezërve dhe motrave tona që jetojnë në trevat e tyre autoktone nën Mal të Zi .Mendojmë se si mërgatë ,vite me radhë, e kemi dëshmuar përkushtimin tonë ,përmes kontributeve (ndihmave) materiale e humanitare si dhe përmes investimeve të ndryshme në disa fusha të jetës në vendin e të parëve tanë dhe jo rastësisht Shoqatat dhe Fondacionet tona që veprojnë në SHBA, me krenari dhe dinjitet mbajnë emrin e trevave të…
Lexo më shumëPresidenti Milo Djukanovic sot simbolikisht në Washington DC, ndryshe nga herët tjera! (foto)
Sot në rrugët e Washington DC po lëvizë një kamion me banderolë me mbishkrim “Njohu me Presidentin e Malit të Zi – Njeriu i vitit 2015 në Krim të Organizuar – Milo Djukanovic” dhe e shoqëruar me fotografinë e tij.Në banderolë poashtu shkruan “Stop Diskriminimit të Shqiptarëve në Mal të Zi” e shoqëruar me flamurin shqiptar. Mesazhi origjinal është i shkruar në gjuhën angleze. Ky kamion me banderolë në kryeqytetin e SHBA-vë po lëviz pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërtesës së Kongresit amerikan, Ambasadës së Malit të Zi, Ambasadës së Bashkimit…
Lexo më shumë