Fondacioni Plavë Guci njëra ndër shoqatat më aktive në komunitetin tonë te dielën mbajti piknikun e radhës. Pas shtyrjeve të njëpasnjëshme si rrjedhojë e motit jo stabil me në fund me datën 1 Korrik 2018 në FDR State Park, NY u mbajt një piknik i suksesshëm i shoqatës Plave Guciase me veprimtari në SHBA. Se plavë guciasit nuk i ndal asgjë e dëshmon më së miri edhe pjesëmarrja në temperatura shumë të larta që shkonin gjerë në 97F apo 36C, nuk ishin pengës për të marr pjesë në këtë piknik…
Lexo më shumëNënshkruhet marrëveshja në mes të Shqipërisë e Malit të Zi për hapjen pikës së re kufitare, Zogaj – Skje
Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun malazez, Dushko Markoviq, kanë mbajtur një konferncë për shtyp pas mbarimit të mbledhjes midis dy qeverive. Gjatë deklaratës për media kryeministri Rama ka zbardhur detajet e marrëveshjes së arritur midis dy vendeve ku tha se gjatë mbledhjes firmosëm hapjen e një pike të përbashkët doganore në Zogaj dhe së shpejti do të hapim një pikë tjetër të përbashkët doganore. “Firmosëm hapjen e pikës së përbashkët doganore në Zogaj. Së shpejti do hapim një pikë tjetër të përbashkët doganore. Krenarë…
Lexo më shumëPËRKUJTIM: SADIK RAMA GJONBALAJ
SADIK RAMA GJONBALAJ (7 Korrik1938 – 4 Korrik 1988) I dashur baba kaluan 30 vite sa 30 shekuj nga dita kur lajmi i zi tronditi zemrat e ma të dashurve tu, fëmijëve dhe Bashkëshortes tënde. Ke ikur pa na thënë lamtumirën e fundit atëherë kur ne pritnim më së shumti nga ti. Sot djemtë e tu janë bërë burra, besnik siç ishe ti, zemër bujarë, mikëpritës dhe i dashur për të gjithë. O Zot, si munde ta ndash prej nesh më të dashurin tonë ? Ky mall është shumëfish më…
Lexo më shumëMali i Zi Bëhet Pjesë e KFOR-it
Mali i Zi ka në plan t’i dërgojë dy oficerë ushtarakë në misionin e udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, në operacionin e saj të parë të ri ndërkombëtar pasi që u bashkua me aleancën ushtarake perëndimore vitin e kaluar. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Malit të Zi të premten vendosi të dërgojë dy persona ushtarakë për t’u bashkuar me KFOR-in, operacionin e udhëhequr nga NATO që ka ruajtur paqen në Kosovë që nga përfundimi i luftës së vitit 1999. Këshilli, i përbërë nga kryeministri, kryetari dhe kryetari i parlamentit,…
Lexo më shumëZgjidhen organet udhëheqëse të KKSH – Iber Hoti dhe Smajl Maliq Çunmulaj nënkryetarë, Lindon Gjelaj sekretarë
Me datën 30 qershor 2018, në sallën e Kuvendit të Tuzit, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi mbajti vazhdimin e mbledhjes konstitutive, me ç’rast anëtari i Këshillit, Lindon Gjelaj nga Tuzi, u përzgjodh sekretar i KKSH-së. Për nënkryetarë të KKSH-së janë zgjedhur Smajl Maliq Çunmulaj nga Tuzi dhe Iber Hoti nga Plava. Përveç nënkryetarëve, u formua edhe Komisioni për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit dhe Rregullores së punës së KKSH-së. Pasi përfundoi mbledhja konstitutive, Këshilli ka vazhduar punën me mbledhjen e parë të rregullt të KKSH-së, në të…
Lexo më shumë