Zgjidhen organet udhëheqëse të KKSH – Iber Hoti dhe Smajl Maliq Çunmulaj nënkryetarë, Lindon Gjelaj sekretarë

Me datën 30 qershor 2018, në sallën e Kuvendit të Tuzit, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi mbajti vazhdimin e mbledhjes konstitutive, me ç’rast anëtari i Këshillit, Lindon Gjelaj nga Tuzi, u përzgjodh sekretar i KKSH-së.

Për nënkryetarë të KKSH-së janë zgjedhur Smajl Maliq Çunmulaj nga Tuzi dhe Iber Hoti nga Plava. Përveç nënkryetarëve, u formua edhe Komisioni për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit dhe Rregullores së punës së KKSH-së.

Pasi përfundoi mbledhja konstitutive, Këshilli ka vazhduar punën me mbledhjen e parë të rregullt të KKSH-së, në të cilën u verifikuan mandatet e anëtarit me automatizëm Ilir Çapuni – kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe anëtarit Qazim Muja, i përzgjedhur në Kuvendin e Elektorëve.

Në mbledhjet në vazhdim, Këshilli Kombëtar do të përzgjedhë anëtarët e komisioneve të tjerë.