Abazoviq – Gjonaj: Diaspora t’i kalojë pushimet në Mal të Zi

Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, zhvilloi një bisedë virtuale me antarin e Këshillit New York-ut, Mark Gjonaj, ku si temë kryesore e diskutimit ishte frika e emigrantëve nga Mali i Zi, shumica e të cilëve janë pjestarë të popujve pakicë,  nga humbja e të drejtave pas spekullimeve të shumta lidhur me ndryshimet e Ligjit për nështetësinë.

Duke folur për pozicionin e popujve pakicë në Mal të Zi, dhe veçanërisht për pozicionin e popullit shqiptar, Abazoviq dhe Gjonaj deklaruan se situata e keqe ekonomike në komunat ku kryesisht jetojnë pakicat, ka prodhuar emigrimin e tyre masiv. Abazoviq theksoi nevojën dhe synimin e Qeverisë për investime me shpërndarje më të drejtë në komuna, veçanërisht në ata që ndodhen në skajin territorial të Malit të Zi dhe të cilat ndër vite janë lënë sistematikisht pas dore. Në këtë kontekst, Abazoviq kujtoi se komuna e Ulqinit kishte një investim prej rreth 1 € për kokë banori nga buxheti  kapital për vitin e kaluar, ndërsa ajo e Gucisë  rreth 3 €, çka flet mjaftueshëm  për pozicionin e tyre, duke marrë parasysh se komunat e tjera kishin qindra euro investime për kokë banori.

Gjatë shkëmbimit të mendimeve për diasporën dhe mënyrën në të cilën Qeveria e Malit të Zi dhe emigrantët mund të bashkëpunojnë në mënyrë më konstruktive,  Abazoviq shprehu respekt për ndihmën që emigrantët i japin Malit të Zi për vite me radhë dhe vuri në dukje se ata janë ambasadorë të Malit të Zi që përfaqësojnë vendin e tyre me dinjitet. Nënkryetari Abazoviq dhe Gjonaj folën edhe për potencialet ekonomike të komunave të Ulqinit dhe Tuzit, për përgatitjet për sezonin turistik veror dhe rëndësinë që ka  për vendin  që diapsora të kalojë pushimet verore në Mal të Zi.-thuhet në njoftim.