Abazoviq u takua me themeluesin e kriptomonedhës Ethereum: Ne jemi gati për revolucionin dixhital

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq u takua sot me Vitalik Buterin, një nga themeluesit e Ethereumit, kriptomonedhës së dytë më të rëndësishme pas Bitcoinit.

Abazoviq i uroi mirëseardhje Buterit, i cili aktualisht po viziton Malin e Zi.

“Mirë se erdhe në Mal të Zi, Vitalik Buterin, je në vendin e duhur. Mali i Zi është gati të jetë pjesë e revolucionit dixhital global”, shkroi ai në Twitter.

Buterin njihet si krijuesi i blockchain Ethereum, një vizionar i një prej teknologjive të reja revolucionare që drejton Web 3.0 dhe një mbështetës i decentralizimit të internetit.

Buterin është vetëm 27 vjeçar, pasuria e tij matet në miliarda dollarë ndërsa bëri një revolucion në botën e kriptovalutave rreth dhjetë vjet më parë.