Aksion humanitar për ndërtimin e Shkollës Fillore në gjuhën shqipe në fshatin Vishnjevë të Gucisë

Duke parë gjëndjen shume kritike dhe të mjerueshme sa i përket strukturës fizike te kësaj shkolle, Ne, ish nxënësit që sot gjendemi ne NY, kemi krijuar një Këshill për Ndërtimin e Shkollës Fillore në fshatin Vishnjevë te Gucisë. Kjo vepër është jo vetëm për të mirën e shkollës tonë të dashur ku ne fituam bazat e para të dijes, por edhe për të mirën e vendlindjes sonë në përgjithësi.

Kjo shkollë katërklaseshe filloi punën në vitin 1968/69. Që nga ditët e para, vogëlushët nga fshatrat Vishnjevë, Kukaj dhe Hakaj filluan për të përmirësuar aftësitë që të flasin dhe të shkruajn në  gjuhën e bukur shqipe. Sikurse në të kaluarën, edhe sot kjo shkollë me vogëlushet e saj sikurse na thonë “bijtë e mi, mos me lini të mjerë, unë Ju dhashë dijen e ju me dhuroni mundësinë të mbijetoj.” Për këtë arsye edhe shumë arsye të tjera, mos të lejojmë mbylljen e kësaj shkolle shqipe, e cila ishte tempull i dijes jo vetëm për gjeneratat e kaluara por është tempull i dijes edhe për shumë gjenerata të sotme dhe të ardhshme.

Andaj, te nderuar bashkëvëndas dhe Ju bashkëkombës, apelojmë tek Ju duke kërkuar përkrahjen Tuaj financiare: Përkrahja Juaj do të na mundësonte përmbylljen e suksesshme të këtij aksioni human i cili ka shumë vlerë dhe rendësi jetësore për fshatrat shqiptare si Vishnjevë,  Kukaj dhe Hakaj. Ju ftojmë të gjithëve që me përkrahjen Tuaj financiare të bëheni edhe Ju pjesë e këtij suksesi për ndërtimin e Shkollës së Re në Vishnjevë për hir të së kaluarës dhe për gjeneratat e së ardhshmes.

Deri sot, ne kemi bërë përgatitjet dhe koordinimet e duhura me institucionet përkatëse te arsimit në nivelin komunal dhe të atij shtetëror. Pas bashkërendimit te këtyre veprimeve, Këshilli për ndërtimin e shkollës ka siguruar projektin dhe parallogarive e kostos së ndërtimit . Ne bazë te parallogarive dhe vlerësimeve për jetësimin dhe përmbylljen e këtij projekti të ndërtimit të shkollës parashikohet se është e nevojshme te tubojmë shumen prej reth $150,000.00 dollarëve..



Ju lutem klikoni KETU ne GoFundMe per te kontribuar:

Për çdo informacion dhe përkrahje, kontaktoni Anëtarët e Këshillit për Ndërtimin e Shkollës në fshatin Vishnjevë me seli  në New York:

Deri tani për ndërtimin e Shkolles kontribuan:

Anëtarët e Këshillit:

Kolë Nika Camaj        
Bekim Xhema Rugova
Gjekot Ujka Curanaj   
Imer Sinani Mehaj     
Besim Maxhuni Kukaj
Avdyl Smajli Hakaj     
Mal Tahiri Kukaj         
Haki Hazemi Kukaj        
Viktor Nikolla Curanaj
Dardan Balija Rugova

JU JEMI MIRËNJOHES PËR PËRKRAHJEN TUAJ