BOTIM I RI NGA INSTITUTI ALBANOLOGJIK

Para pak kohe doli nga shtypi vëllimi 51 i revistes Gjurmime Albanologjike, Seria e Shkencave Historike 51,botuar nga Instituti Albanologjik, Prishtinë 2021

Këtë reviste e redakton redaksia në përbërje : Prof.Dr. Naser Ferri, kryeredaktor dhe anëtarët e redaksisë: Prof.Dr. Naser Ferri, Prof.Asoc.Memli Sh.Krasniqi, Prof.dr.Lulëzim Lajçi, Prof.Dr.Lush Culaj, Prof. Asoc. Nehat Krasniqi dhe, meqë është revistë ndërkombëtare, edhe 2 anëtarë të jashtëm: Michael Shmidt Neke (Kiel, Gjermani) dhe Anton Pançev (Sofje, Bullgari).Sekretar i redaksise eshte Prof.Asoc. Nuridin Ahmeti
Vellimi i ka 262 faqe dhe i kushtohet Prof.Dr. Skënder Rizajt, njërit nga doajenët kosovar të studimeve në fushën e historisë dhe profesorit shumëvjeçar në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik të UP.
Ky numër i revistës përmban10 studime shkencore nga fusha e arkeologjisë antike, nga mesjeta, periudha osmane e deri te historia e re.
Pos studiuesve të dëshmuar me punën e tyre te deritashme (Naser Ferri, Memli Shaip Krasniqi, Lush Culaj, Hasan Bello, Alban Dobruna, në këtë vëllim janë të përfaqësuar edhe punimet e studiuesve të rinj: Zana Hoxha, Elza Shipoli, Zekirija Shabani, Haxhi Ademi si dhe Genc Prelvukaj, i cili deri tash ishte i njohur në lëmin e muzikës si kantautor, kompozitor e interpretues i suksesshëm, ndërsa tash është student i studimeve të doktoratës (PhD candidate) në Universitetin e Zagrebit dhe merret me studime në fushën e historisë.
Pos studimeve shkencore ky numër përmban edhe recensione të veprave relevante shkencore nga fusha e arkeologjisë dhe të historisë: Prof.Dr.Marin Zaninoviq, Ilirski ratovi (Luftërat ilire, shkruar nga Naser Ferri), Prof.Dr. Naser Ferri, Peja gjatë antikitetit (shkruar nga Zana Hoxha), dy vepra të autorëve Antal Molnar, Noel Malcolm,(shkruar nga Ylber Hysa), vepra e Alban Dobrunës (shkruar nga Nuridin Ahmeti), vepraa e Mrika Limanit (shkruar nga Alban Dobruna).
Rubrika të veçanta të revistës janë përkujtimet për studiuesit e shquar nga fusha e historisë së lashtësisë (Prof. Dr. Mithad Kozlliçiq nga Universiteti i Zarës në Kroaci) dhe të periudhave të ndryshme të studimeve historike (Prof.Dr.Skënder Rizaj, Prof.Dr. Shukri Rrahimi, Prof.Mr. Nahid Ipçiu) si dhe kronika shkencore e veprimtarisë së punonjësve shkencorë të Degës së Historisë së Institutit Albanologjik për vitin 2021.

Të gjithë të interesuarit këtë numër të revistës mund ta blejnë në librarinë “Artini-Toena” në ndërtesë të Institutit Albanologjik në Prishtinë.