Dacaj-Rozhajë: Nuk lejojnë ndërtimin e mini-hidrocentraleve

22 Mars 2018 Dacaj-Rozhajë

Banorët e fshatrave, Husaj, Bukel i Epërm, Bukel i Poshtëm, Dacaj, Buxhov dhe Peshkaj ,fshatra të cilat kryesisht janë të banuara me shqiptarë kanë marrë vendim të përbashkët se do nuk do të lejojnë kurrsesi që në vendbanimet e tyre të ndërtohen mini-hidrocentrale. Këtë qëndrim ata ua kanë deklaruar qartë organizatave të investuesve potencialë „ARTEK „ dhe „Erlang“ si dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal në mbledhjen e cila u mbajt javën e kaluar në ambientet e shkollës fillore Dacaj.

Arsyeja e thjeshtë dhe parësore e një vendimit të tillë të këtyre banorëve siç theksohet është frika se në rrjedhat e të dy lumenjve, atij të Husajve e Bukelit të Epërm do të vijë deri të tharja pikërisht në rrjedhat e këtyre dy lumenjve, vend ku është e planifikuar vendosja e gypave të mini-hidrocentraleve , gjë që do të shkaktonte dëme të paparashikueshme në sektorët e turizmit, të bujqësisë, blegtorisë , si degë jetike nga të cilat jetojnë ata pak banorë të kësaj ane.

Kryetari i BL, Hysen Daci, ka thënë qartë se :“Para disa ditësh së bashku me drejtorin e shkollës Z.Haxhi Lajçi dhe disa përfaqësues të këtyre fshatrave kemi biseduar me kryetarin e komunës z.Ejup Nurkoviq ku kemi qartësuar se nuk do të lejojmë kurrsesi ndërtimin e këtyre mini-hidrocentraleve në shtretërit e lumenjve tanë ,sepse deri më tani shfrytëzimi i pyjeve dhe shkëmbinjve (gurëthyesve), për banorët tanë ka shkaktuar shumë dëme të mëdha. Ky shfrytëzim i koncesionarëve të pyjeve dhe të gurëthyesve në trevat tona sjell vetëm dëme e kurrfarë dobie për banorët shqiptarë, prandaj kam shpresë në fjalën e dhënë të kryetarit z.Ejup Nurkoviq i cili në atë takim zyrtar na siguroi se nuk do t’u japë kurrë pëlqimin kompanive të ndërtimit të këtyre hidrocentraleve përderisa banorët të mos jenë janë në dakord„.

Ndërtuesi (investuesi) potencial, i quajtur Marko Pavliqeviq siç ka qartësuar përmes dokumentacionit paraprak dërguar Komunës së Rozhajës, fjala është për ivestim i cili kap vlerën midis 2,5 deri në 3 milionë euro, ku planifikohet që të hapen 4-6 vende të punës. Pavliqeviq ka deklaruar se projekti nënkupton ndërtimin e një largpërçuesi të ri ,i cili do të jetë në tërësi me investime vetanake. Në kuadër të projektit është e parashikuar të punohen dy pellgje për rritjen e peshqve. Gjithashtu ka deklaruar se ai do të ndajë mjete financiare për riparimin e Shkollës fillore në Dacaj .Ai ka deklaruar për mundësinë e ndriçimit të rrugëve të fshatrave. Po ashtu ka deklaruar se nëse vie deri të realizimi i projektit, do të ndihmojë në rregullimin e infrastrukturës rrugore. “ Ne kemi planifikuar të punësojmë 4 deri në 6 punëtorë ,dhe vetëm një ose eventualisht dy njerëz të kualifikuar do ta jenë drejtues të hidrocentraleve”, deklaroi z. Paviqeviq.

Sokol Daci, një i moshuar dhe aktivist nga Bukeli na ka shpjeguar të pranishmëve numrin e familjeve me tendenca të zvogëlimit në vazhdimësi të shumë banorëve. Ky në mes tjerash tha :“Migrimin e madh e kemi përjetuar në vitin 1999. Mendoj se me planifikimin e ndërtimit të këtyre mini hidrocentraleve neve përsëri po na hapën plagët e vjetra. Në vend që Shteti të stimulojë kthimin e njerëzve tanë të shpërngulur nga trojet e veta, dikush planifikon të na marrë edhe ujërat tona, të cilat janë bukuritë e këtyre vendeve ,ky është një vend me bukuri të rralla natyrore të paprekura .Këtu kanë mbetur një numër i vogël i banorëve dhe nëse realizohet plani i ndërtimit të këtyre hidrocentraleve, kjo do të shkatërronte themelet e jetës sonë. Shteti na i ka marrë malet tona, ndërsa ne nuk kemi të drejtë të shfrytëzojmë as dru për djegie …Ne gjithherë ishim dhe jemi lojalë ndaj shtetit të Malit të Zi edhe përkundër faktit se nuk kemi të punësuar asnjë shqiptar në polici , gjyqe si e gjetiu …“

Rrustem Lajçi, banor i fshatit Husaj, ka njoftuar për vendimin e këtij fshati ,duke theksuar se nuk do të lejojmë kurrsesi ndërtimin e këtyre mini-hidrocentraleve. Ky ndër të tjera ka thënë:

„Shtëpitë tona në luftën e fundit në vitin 1999 kanë qenë të demoluara dhe pothuaj tërësisht të shkatërruara ,në vend që shteti të paguante dëmet në vlerë prej 50 .000 DM (pesëdhjetë mijë markave),deri më sot nuk janë paguar dëmshpërblimet, kemi shpërnguljen masive të të rinjve .

Ne tash 15 vite po helmohemi me pluhur të gurthyesit ,tani doni të na lëni edhe pa ujë.

Ne nuk jemi kundër askujt, por le ta dijë i gjithë Mali i Zi ,ne para do të japim jetën tonë se sa lumenjtë tanë në të cilët lumenj janë burim i jetës .Ne nuk do të lejojmë që askush të realizojë këso lloj investimesh ,sipas meje të dëmshme për vendin tonë”, ka përfunduar Rrustemi“.

Sekretari i zhvillimi ekonomik z.Nezir Daciq nëpunës në kuadër të Komunës së Rozhajës, ka deklaruar se pushteti lokal do të mbështesë vendimin e banorëve dhe se komuna nuk do të japë kurrsesi pëlqimin për realizimin e ndërtimit të hidrocentraleve, nëse banorët janë kundër ndërtimit të tyre.

Ky ka pranuar se këto fshatra janë lënë pas dore dhe harruar gjatë dekadave, duke aluduar se tash po planifikohet ky ndërtim dhe projekt i dëmshëm i cili sipas tij asgjë nuk do të ndryshoje në përmirësimin e jetës së banorëve edhe nëse ndodhë ndërtimi i këtyre mini- hidrocentraleve.

Ndërsa këshilltari i KK Z. Muhamed Daci përfaqësues i Partisë Boshnjake, banor i fshatit Dacaj ,gjithashtu ka dëshmuar se pyjet tona po priten pandërprerë, duke vazhduar me këto fjalë: „Zoti na ka shpërblyer me pyje ,por ato dalëngadalë po shkatërrohen, duke u prerë pa plan. Ne në Kuvend kemi marrë vendim për ruajtjen e pasurive të bjeshkëve tona ,Hajlës,Shtedimt dhe Turjakut, me qëllim të zhvillimit të turizmit. Prandaj ndërtimi i këtyre mini-hidrocentraleve si projekte të parapara me vendimet tona paraprake të Kuvendit „do të bien në ujë“, prandaj jemi apsolutisht kundër ndërtimit të tyre „ ka përfunduar ai.

Sa do të këtë Komuna e Rozhajës fuqi e kompetenca për të ndaluar ndërtimin e këtyre mini-hidrocentraleve mbetet për t’u parë në një të ardhme të afërt.

Ose edhe kjo që po ndodh me banorët shqiptarë të këtyre viseve është edhe “një lojë e radhës” për arsye se fillet e ndërtimit përmes matjeve të kapaciteteve të rrjedhës së këtyre dy lumenjve ka më vazhduar vite më parë nga ana e organizatave (kompanive )punuese, prandaj deri tani askush nga organet kompetente, si ato lokale dhe qendrore asnjëherë nuk i kanë njoftuar banorët se çka po ndodh ,e tash në fund kur ka përfunduar pothuaj gadi çdo gjë me projektin e paraparë, pyetën banorët se a janë pro apo kundër ndërtimit të këtyre mini-hidrocentraleve , absueditet që nuk meriton komentim e shpjegim …!?

  1.  H. Lajçi