Deçiqi shkruan histori, kualifikohet në finalen e Kupës së Malit të Zi

Klubi i futbollit Deçiqi nga Tuzi sonte ka shkruar histori duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Kupës së Malit të Zi, në 95 vite të ekzistencës së klubit.

Djelmoshat  tanë në gjysmëfinale munden Iskren e Danillovrgradit me rezultat 1-0. 

Golin e fitores historike e shënoi Peshukiq në minutën e 51-të. ndërsa sfida e parë gjysmëfinale kishte përfunduar baras (0:0).

Në finale KF Deçiqi do të luaj kundër FK Buducnost më 1 qershor.

Është kjo arritja më e madhe që ndonjeher ka arritur ndonje klub shqiptar ne Mal të Zi.