Djegia e ullinjëve mijëvjeçarë, zemërim e pezëm te qytetarët e Ulqinit

Zjarri i shpërthyer në Bashbylyk  kësaj të mërkure, ku numri i ullinjve të shkrumbuar mund të jetë edhe mbi 1000, ka shkaktuar një situatë tejet të rëndë dhe tensionuese tek të gjithë qytetarët e Ulqinit e posaçërisht tek pronarët e ullishtës shumëvjeçare nga e cila kanë pasur ekzistencën sociale me vite dhe gjenerata të tëra, shkruan Ulqini Online.

Pamjet e siguruar nga faqja e Gëzim Mavriqit tregojnë për një sipërfaqe shumë të madhe të ullinjëve të djegur.

Shumë qytetarë shprehen për të gjithë këtë me pezëm dhe me mjaft dyshime. Ka nga ata që deklarojnë se ky zjarrë është i qëllimshëm.

”E dogjën Ulqinin që të ndërtojnë”, shprehet i indinjuar një qytetar në një koment të tij në fb.

”Ju thaftë dora e kurrë te mira mos paste ai qe e ka ba këtë vepër kriminale….Është e pajustifikueshme qe dikush me vetetdije e qellim keqe ta ketë bere këtë vepër ,te beje shkrumb e hi qindra e mijera rrenje ulliri….Po ullinjet jane jete,jane bukuri,jane ushqim,jane bekim,me madheshitine e tyre gjithe bukuri e hijeshi qe i kane dhene asaj pjese te qytetit,,nje pasuri e gjalle ,qe me shekuj kjo kulyure vendase eshte kultivuar dhe eshte ruajtur…..! Turp ,cfare papergjegjesie,cfare shemtije e ketij fillim shekulli te ri….!”, shkruan ndër të tjera një qytetare tjetër me rastin e këtij tmerri për qytetin e Ulqinit.

Pothuajse të gjithë qytetarët janë në një vijë të komenteve ku me zemerim dhe pezëm shkruajnë për të gjithë këtë.