Edhe sot në Plavë-Guci vazhdon aksioni për të ndihmuar Shqipërinë !

Aksioni u fillua dje me çrast u mblodhen një shumë e konsiderueshme parash. Grupi i vullnetarëve të ketij aksioni permes një njoftimi publik bëri të ditur se sa mjete u tubuan dje gjegjesisht ditën e par të këtij aksioni humanitar.

Të ndëruar bashkëvendas,

Apelit „Ta ndihmojmë Shqiperinë” i cili filloi sot me 29.11.2019 në dy lokacione Plavë dhe Guci është nisur me shume sukses, ku shumë qytetar ju bashkangjitën kësaj thirrje. Numri i donatorëve arriti në mbi 130 persona kurse shuma e mbledhur deri tani është 

2351.00 Euro dhe 150.00 Dollar.

Grupit inicues ju bashkangjitën edhe dy aktivist të ri:- Fjolla Balidemaj dhe- Uran Gjonbalaj.

Akcioni vazdon nesër ( E shtunë) para METRO Caffe bar duke filluar nga ora 9,00h. 

Në vazhdën e këtij akcioni, “METRO” Caffe bar të Shtunën në mbrëmje organizon mbrëmje humanitare ku i gjithë fitimi nga shitja e pijeve shkon për donacion.