Guci – Një akt i lartë profesionalizmi dhe përkushtimi është shënuar së fundmi nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Guci, pas shpëtimit të suksesshëm të një grupi turistësh të huaj që kishin mbetur të bllokuar në majen shkëmbore të Kollatës.
Në një letër publike mirënjohjeje, Casa Illyria dhe drejtuesi i saj, z. Gjovalin Nikçi, kanë shprehur falënderime të thella për reagimin e menjëhershëm dhe të koordinuar të ekipit të urgjencës, i cili siguroi transportin me helikopter të mysafirëve të tyre deri në Podgoricë, në mënyrë të sigurt dhe të kujdesshme.
“Ekspertiza dhe angazhimi i tyre për të garantuar sigurinë e turistëve në kushte sfiduese bënë një ndryshim të madh. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për përpjekjet heroike dhe kujdesin që treguan gjatë kësaj situate kritike,” – thekson Nikçi në falënderimin e tij.