Genc Prelvukaj: Institucionet e shteteve tona të dhurojnë titullin e heroit kombëtar Jakup Ferrit

Një shkrim i shkëlqyer i thuktë e konciz i artistit dhe intelektualit Genc Prelvukajt, student i studimeve te doktoratës në fushën e historisë (PhD candidate) në Zagreb të Kroacisë mbi familjen Ferri të Plavës, personalitetin e Jakup Ferrit dhe për nevojën imediate për përmirësimin e një gabimi historik-mosshpalljen deri tash te Jakup Ferrit hero mbarëkombëtarë shqiptar. Ju lumtë pena zt  Genc Prelvukaj.

Shkrimi i plotë i Gencit

Sipas atyre që jetuan pas betejës, shtatë plagë lufte e kishin afruar pranë vdekjës, por nuk e kishin gjunjëzuar krenarinë e tij. Ky ishte Jakup Ferri, emër që më pas do të kthehej në sinonim të frikës për kolonë e pushtues sllavë, të vendosur dhunshëm në territoret e populluara nga shqiptarët.

I lindur me 1832, në një familje me ndikim të madh në Plavë, Jakup Ferri vite më vonë, ishte vënë ne krye të ushtrisë shqiptare në betejën e Nokshiqit, duke drejtuar operacionet luftarake të saj. Bie heroikisht në fushëbetejë, por trashëgimia e tij jetoi njësoj, përmes të bijve dhe nipave të tij.

Për fat të keq, Jakup Ferri nuk është nderuar me titullin e Heroit Kombëtar as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Në Prishtinë ka një emër rruge por shumë periferike, përderisa emra si Kosta Novakovic  dhe të ngjajshëm (pa nënvlerësuar asgjë) , janë në qendër të qytetit.

Kësisoji, krerët e dy shteteve shqiptare, duhet ta marrin në shqyrtim dekorimin e tij. E kemi detyrë dhe duhet ta kemi për nder, ti japim vendin e merituar.