Genc Prelvukaj publikon këngë dedikuar Bekim Berishës

Genc Prelvukaj ka lansuar projektin e ri muzikor.

Genc Prelvukaj është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, me të cilat prek tema nga më të ndryshmet, shkruan .

Këngëtari, ka publikuar këngën me titull “Bekim”, të cilës ia ka dedikuar Bekim Berishës dhe gjithë ushtarëve të rënë për çlirimin e Kosovës.

Kjo këngë është pjesë e albumit “Gentivs II”, me tekst të vet Gencit, ndërsa e solli vetëm në versionin audio.

Me anë të një postimi, Genc Prelvukaj tha se kishte planifikuar që këngët e këtij albumi t’i publikojë nga 1 nëntori, por për shkak të ngjarjeve të fundit vendosi ta publikojë këngën e parë të “Gentivs II”.

https://www.instagram.com/p/CFkJjaHJMEk/