GEZUAR 2018 TE GJITHE MIQVE TE FAQES”PLAVA E GUCIA SOT”

Të nderuar bashkëkombas kudo që gjendeni !
Të nderuar bashkëvendas në mbar globin !
Po përmbyllim sëbashku edhe një vit kalendarik, po rrugëtojmë sëbashku për të mirën e shqiptarisë, e në veçanti si Faqe e Plavës dhe Gucisë, fal përkrahjes tuaj dhe angazhimit tonë jemi shndërruar në një dritare të informimit dhe kontributit për Plavën dhe Gucinë si tërsi. Gjatë një viti ne shpalosëm dhe jetësuam këtu me ju dhe për ju një vepër shume me rëndësi për Plave Gucinë “Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj” një aksion i koordinuar dhe bashkërenduar në Faqen më të fuqishme të trevës tonë. Ne po ashtu në shërbim të komunitetit dhe informimit ne mbar globin shpalosëm tema dhe dilema gjithnjë duke qen pararojë e informimit real dhe objektiv dhe duke u bazuar në lirin e të shprehurit bazuar në etik dhe profesionalizëm.
Me datën 1 Janar 2018 Faqja e juaj do të fuqizohet edhe me një krah të fuqishëm web faqen tonë me po të njëjtin emër www.plavaeguciasot.com
Edhe ne vitin 2018 do te jemi sëbashku dhe më të fuqishëm sepse çdo gjë që del nga ne është burimore dhe e pa cenzur dhe e bazuar në vlera te mirëfillta.
Gëzuar 2018
Me ju dhe për Ju “Plava e Gucia Sot”